Kujdesi i fëmijëve pas divorcit

Divorci shumë shpesh mund të prekë thellësisht fëmijët, më tepër sesa mund ta imagjinojmë. Gjatë kësaj kohe stresuese, fëmijët kanë nevojë për vëmendje të veçantë, mbështetje dhe mirëkuptim më shumë se kurrë më parë. Vetë divorci mund të jetë një burim stresi, konfuzioni dhe trishtimi për ta.

Ata mund të ndjehen të zemëruar dhe të shqetësuar për largimin e njërit prej prindërve. Ata mund të ndjehen sikur familja e tyre po shkatërohet dhe nuk e dinë se si do të duket e ardhmja e tyre. Roli juaj si prindë është t’i dhuroni siguri dhe se të dy prindërit do të vazhdojnë të ushtrojnë rolin e tyre si prindër pavarsishtë që më nuk janë bashkëshortë.

Edhe pse mund të ndjeheni të pasigurt në situatën aspak të lëhtë, është e rëndësishme që të jeni plotësisht të pranishëm për fëmijën tuaj, durimi dhe mirëkuptimi juaj do t’i ndihmojë ata të ndjehen të sigurt.

Fëmijët kanë shumë pyetje dhe nevoja, veçanërisht kur përballen me divorcin e prindërve

Më e rëndësishmja është se ata duan që të dy prindërit të përfshihen në jetën e tyre. Nëse një prind mund të shohë një fëmijë vetëm me ditë dhe raste të caktuara, ky prind duhet të telefonojë shpesh fëmijën dhe të kujdeset për çdo gjë që ka të bëjë me fëmijën – kjo është arsyeja pse fëmija do të ndjehet i sigurt dhe se mardhënja prindë fëmijë nuk ka ndryshuar.

Debatet e panevojshme fyerjet mes prindërve apo edhe bisedat me të tjerët duke nënqmuar prindin tjetër, kjo gjë shkatëron emocionalisht fëmijët dhe se kjo i bën ata të ndjehen fajtor për gjendjen mës prindërve sikur kanë bërë diçka të keqe.

Mos u bëni xheloz ose të mërzitur për kohën kur fëmija kalon me prindin tjetër.

Komunikoni me njëri -tjetrin në qetësi duke ja bërë më të lehtë fëmijëve tuaj. Ata nuk duhet të vërejn se ka tensione mes prindërve të tyre .

Qëllimi më i madh i secilit prind është të mbrojë fëmijën e tyre. Ata nuk duhet të jenë ndërmjetës midis jush dhe prindit tjetër. Fëmijët duhet të dinë se ata mund të mbështeten në stabilitetin, dhe dashurinë e të dy prindërve, pavarësisht se cila është marrëdhënia midis tyre./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts