Shkruan: Pukjana Geci -Psikologe dhe terapiste
31 tetori njihet si ‘Nata e Shtrigave” ata të cilët po ndikohen më së shumti nga kjo festë janë fëmijët. Halloween përfshin argëtim që shkakton frikë. Qoftë përmes veshjeve, filmave horror, dekoreve, maskave, armë në formën e lodrave me qëllimin për të frikësuar, imazhe këto aspak të këndshme për fëmijët.
Studimet kanë treguar se ekspozimi i fëmijëve të vegjël në dukuri të tilla mund të ketë ndikim negativ në zhvillimin e tyre emocional dhe sjellor. Fëmijët e vegjël, që shikojnë filma të dhunshëm, duke përfshirë filma horror të Halloween, shfaqje televizive ose video lojëra me përmbajtje te frikshme agresive, mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë ankth, çrregullime të gjumit dhe sjellje agresive dhe vetë-lënduese. Ata mund të mësojnë se dhuna është një mënyrë e zakonshme për të zgjidhur konfliktet.
Shumë prindër nuk dinë se çfarë mund të sjellë kjo festë ku ata i dergojnë fëmijët e tyre, ata janë të vegjel dhe është e dëmshme të shohin pamje te cila lën gjurmë të frikës dhe pasiguris. Fëmijët kanë një imagjinatë të pasur dhe të fuqishme, kështu që ata mund të krijojnë skenare të tmerrshme ose të frikshme në mendjen e tyre që i bëjnë të ndihen më të frikësuar se duhet.
Është tejët shqetësues fakti që kopshtet dhe shkollat organizojnë festa te tilla si Halloween ku fëmijët hyjnë në garë se cili do ta ketë kostumin më të frikshëm e më të deformuar.
- Mos u thoni fëmijëve tuaj të shkojnë në organizime të tilla vetëm sepse ju si të rritur, nuk keni frikë.
- Fëmijët janë të bukur mos i shtrembëroni ata me vizatime e kostume të frikshme.
- Kujdesuni për emocionet dhe mirëqenien psikologjike të tyre.
- Ofroni dashuri, mbështetje, përkushtim, siguri dhe edukim të duhur këto janë thelbësore për zhvillimin e duhur të tyre./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”