Shkruan:Egzona Maloku – Logopede
Shumë prindër që kanë fëmijë në moshën nën 3 vjeçare kanë shqetësimin pse fëmija i tyre nuk po ka progres në zhvillimin e fjalorit apo po zhvillohen shumë ngadalë. Nëse fëmijët nuk kanë ndonjë problematikë që i pengon në zhvillimin e të folurit atëherë ju si prindër duhet të ketë kujdes në disa faktorë që mund të ndikojnë këtë zhvillim të fëmijëve tuaj.
-Fëmijës po i ofrohen të gjitha gjërat e gatshme dhe nuk po i lini hapësirë për të “testuar” veten e tij, nuk po i lini hapësirë të bëj kërkesat e ti. Në këtë mënyrë fëmijët pasivizohen, nuk kanë arsye të flasin, nuk përdorin aftësinë e tyre të të folurit dhe më vonë kjo mund të ndikoj që fëmija mos të dëshiroj të flas dhe sjell ulje të vetëbesimit për të folur sepse fëmija nuk është ekspozuar.
-Mos lini askënd të përgjigjet në vend të fëmijës siç ndodh zakonisht që fëmijët më të rritur të përgjigjen.
-Fëmija nuk po stimulohet vazhdueshëm, fëmija përdor më shumë gjeste dhe ju e pranoni me aq përgjigjen. Prindër, mos u dorëzoni në këtë aspekt, provoni më shumë herë, përsërisni fëmijës më shumë fjalët, fjalitë e poashtu edhe këngët.
-Modeli gjuhësor i fëmijës është i varfër, pra fëmija kalon shumë kohë pranë personave që i flasin pak apo para ekraneve. Fëmijët kanë nevoj për një model gjuhësor aktiv. -Gjatë kohës së aktiviteteve mos u fokusoni vetëm te zhvillimi motorik, kognitiv, socio-emocional, por përdorni njëkohësisht ato aktivitete që fëmija të zhvilloj dhe pasuroj fjalorin e tij. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”