Pyetje:
Përshëndetje!
Unë jam shumë e shqetësuar djali im ende nuk e njeh emerin e vet nuk ma kthen shikimin kur unë e thërras, jam bërë merak, kur fëmijët fillojnë të kthejnë shikimin dhe t’ju përgjigjen emrit të vet?
Përgjigje:
Përshëndtje! Fillimisht është e nevojshme të dihet mosha e fëmijës tuaj, për të parë nëse kemi të bëjmë më ndonjë vonëse në zhvillim. Fëmijët fillojnë dhe e perceptojnë emrin e tyre relativisht herët, rreth moshës 4-5 muajshe. 50% e fëmijëve e perceptojnë dhe reagojnë që nga mosha 6 muajshe dhe gati 100% në moshën 9 muajshe, në ditëlindjen e tyre të parë të gjithë fëmijët duhet t’i përgjigjen emrit të tyre. Thirrni fëmijën në emër dhe bëjëni këtë në momente e situata të ndryshme, vereni nëse ka vëmendjen diku tjetër e kjo e pengon të reagojë. Dhe jepini kohë të reagojë, fëmijët e vegjel kanë nevojë për më shumë kohë. Të mos i përgjigjesh emrit nuk do të thotë domosdoshmërisht Autizëm. Në të njëjtën kohë, si prind duhet të kërkoni edhe shenja të tjera të autizmit, a i merr komandat fëmija, a ka zhvilluar të kuptuarit, a ka zhvilluar gjuhën për moshën e tij, a ju emiton juve, a keni vërejtur që fëmija juaj bënë sjellje të përsëritura? Nëse fëmija është një vjeç dhe nuk reagon kur thirrët, testoni dëgjimin e fëmijës, nëse fëmija dëgjon mire, atëherë kontaktoni pediatrin dhe tregoni për shetësimin tuaj. Nëse kemi të bëjmë me vonesë të mundshme të zhvillimit pastaj ai mund t’ju drejtoj për një vlerësim nga psikologu. Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”