Kur të filloni terapinë e të folurit për fëmijët e vegjël?

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede

Ju mund të pyesni se: “Cila është mosha më e mirë për terapinë e të folurit?”

Përgjigja është: “Sa herë që vëreni se fëmija juaj mund të ketë një vonesë. Por gjithashtu nuk është kurrë vonë!”
Fillimi i hershëm i terapisë së të folurit është më i miri dhe mund t’ju kursejë kohë në planin afatgjatë duke reduktuar sasinë e seancave që mund të iu duhen më vonë.

Truri i fëmijëve të vegjël zhvillohet dhe mëson me një ritëm më të shpejtë se çdo kohë tjetër në jetë! Pasi truri i fëmijëve të vegjël rritet me shpejtësi mund të përfitoni nga kjo kohë kritike zhvillimi duke filluar herët zhvillimin e të folurit. Truri i një fëmije zhvillohet në afërsisht 80% të madhësisë së të rriturve deri në moshën 3 vjeçare. Kjo është arsyeja pse të vegjëlit mund të mësojnë kaq shumë gjëra të reja brenda një kohe më të shkurtër.
Pra, në vitet e para është koha më e mirë për të filluar terapinë e të folurit, sepse jeni në gjendje të përfitoni nga kjo periudhë natyrore e zhvillimit të shpejtë të trurit.

Fëmijët nën moshën tre vjeç shpesh bëjnë përparimin më të shpejtë në terapinë e të folurit dhe ka disa arsye pse:
-Është më e lehtë për të rritur aftësitë e tyre kur vonesa është më e vogël.
-Është më e lehtë të mësosh një aftësi në “mënyrën e duhur” në fillim. Duhet më shumë kohë për të hequr “mënyrën e gabuar”, pastaj duhet gjithashtu të mësoni “mënyrën e duhur” për të bërë diçka.
-Rritja e aftësive në fillim mund të ndihmojë në shmangien e zhgënjimit kur fëmijët nuk mund të thonë atë që duan. Kjo është e rëndësishme sepse është më e vështirë të mësosh kur janë të frustruar.

Mos prisni dhe të ia leni kohës– sepse është shumë e dobishme të bëni një vlerësim të të folurit dhe gjuhës për fëmijën menjëherë kur vini re ndonjë vonesë. Logopedi do t’iu rekomandoj ose terapi të të folurit pas një vështrimi nga afër të zhvillimit të komunikimit të fëmijës suaj, ose të merrni miratim që gjuha dhe e folura janë zhvilluar në raport me moshën. Megjithatë, ekziston një rrezik i madh në qasjen “Prit dhe Shih”, sepse ne nuk e dimë me siguri nëse ndonjë fëmijë do ta arrijë vetë dhe shpesh sa më gjatë të prisni aq më shumë kohë do të duhet për të arritur.

Nuk ka moshë të limituar për fillimin e seancave logopedike, as nuk është kurrë vonë për të filluar!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts