Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste
Cili nga ne nuk është ndikuar nga ngjarjet e fundit në vendin tonë, të tilla: vrasje, vetëvrasje, vjedhe, te cilat ta japin përshtypjen e një populli të rënduar nga traumat.
Çfarë janë shprehje të tilla se armikun mund ta kesh në shtepi, a nuk duhet të jetë familja mbështetja dhe siguria jonë. Një shoqëri e cila shëndetin fizik e konsideron primar e atë mendor lluks. Çdo ditë protestojmë kundër përmbajtjeve të dhunshëm për fëmijët tanë, ne vetë zgjedhim të krijojmë skena të tilla në prani të fëmijëve.
Shumë mirë e dimë se ç’do moshë ka qasje në telefon, si mund të bëhët kaq shumë publicitet për dhunën, vrasjen vetëvrasjen në mediet tona.
Media ka një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, por mënyra se si raportohen ngjarjet e rënda si vrasjet dhe vetëvrasjet ka ndikim të madh në shoqëri.
Nuk kursejnë as detajet më të vogla nga vendngjarja, studime të shumta shkencore na tregojnë se disa lloje raportimeve mediatike mund ta rrisin mundësinë për vetëvrasje te individët e rrezikuar.
Pastaj ku është shëndeti mendor i familjarve të tjerë, pamje të cilat nuk do te fshihen kurrë. Ç’do gjë ka limit mos ta shëndrrojmë gjithëçka në përfitim.
Këshillimi me një psikolog nuk është vetëm për ata që kanë arritur në pikën më të lartë të vështirësisë. Është për të gjithë ne, për të kuptuar se kur gjërat nisin të rëndohen emocionalisht, kjo është një shenjë që është e rëndësishme të kërkojmë ndihmë.
Ka momente në jetë kur ngarkesat, e mendimet, ndjenjat dhe sfidat bëhën aq të veshtira sa duket se nuk ka shpresë ose rrugëdalje.
Ka çaste kur bota duket e errët dhe vështirë për t’u përballuar.
Pse e mbajmë gjithë atë dhimbje dhe nuk vendosim ti shpalosim me përsona të duhur. Në këto momente të vështira, është e rëndësishme të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar përsëritjen e tyre.
Le të jemi burimi i mbështetjes për njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor siç kujdesemi për shëndetin tonë fizik./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”