Le të jemi pinguinë

* Thuhet se pinguinët çdo ditë i shprehin dashurinë partnerit të tyre me një britmë të madhe, në mënyrë që të gjithë ta dëgjojnë. Atyre nuk ua ndjen për krenarinë dhe nuk e dinë për turp.

* Kur shohin dikë që duan, fillojnë të kërcejnë, për t’i treguar se sa të lumtur janë që janë takuar.

* Janë shembull i besnikërisë, sepse janë monogamë dhe shpesh kanë një partner gjatë gjithë jetës së tyre, përveç rasteve kur ndodh ngordhja e zogut të dashur.

* Ata janë vetëmohues në rolin e tyre prindëror dhe ndajnë përgjegjësi të barabarta në rritjen dhe ushqyerjen e të vegjëlve të tyre. Ata gjithashtu ndërtojnë fole për ta së bashku. Janë të butë ndaj këlyshëve dhe janë të lidhur me ta pa hezitim.

* Komunikimi është shumë i rëndësishëm për pinguinët, ndaj flasin vazhdimisht me partnerin. Ndodh edhe që të plasë një debat, por çdo grindje përfundon në mënyrë konstruktive./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts