“Jam mërzitur!” Nuk ka njeri jashtë, programe telivizive nuk kanë përmbajtje interesante, librat janë të mërzitshëm… këto janë disa nga fjalët që mund ti dëgjojmë shpesh nga fëmijët.
Fëmijët janë mësuar të kryejnë detyrimet e tyre, por jo të organizojnë kohën e tyre në mënyrë të pavarur. Mendimi se një fëmijë mërzitet i shtyn prindërit të organizojnë vazhdimisht kohën e tyre. Këtu prindërit më së shpeshti bëjnë gabime. Nëse fëmija gjendet në monotoni, është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar imagjinatën e tij,
Ke të drejtë të mërzitesh
Nëse nuk duan të vijnë në ndonjë shetitje apo në vizit tek ndonjë familjarë, kanë çdo të drejtë ta bëjnë këtë. Ata gjithashtu mund të zgjedhin të qëndrojnë në monotoni.
Nëse e lini fëmijën tuaj të ndiej monotonin, do të habiteni se si ai do të luajë vetëm pas një kohe: me jastëkët dhe batanijet e tij, dy lugë, apo me disa paketime.
Lojërat nuk duhet të jenë gjithmonë me qëllim të të mësuarit… Të luash për hir të lojës është shumë e rëndësishme.
Ekspertët janë dakord se aktiviteti i vazhdueshëm pengon imagjinatën e fëmijës.
Prindërit harrojnë t’u japin fëmijëve përgjegjësinë për ta përdorur kohën e tyre sipas dëshirës. Sapo ndalojnë për pak kohë, prindërit japin sugjerime dhe kështu ua mohojnë fëmijëve për të qenë kreativ.
Fëmijët, ashtu si të rriturit, duhet të kenë kohë ‘të ndalojnë dhe të shikojnë në një pikë. Është një kohë kur ata rimbushin bateritë e tyre, dhe gjatë kohës kur nuk dinë se çfarë të bëjnë me veten e tyre, krijimtaria e tyre e zhvillohet.
Nëse fëmijët nuk mësohen se si të kapërcejnë monotonin, kjo ndjenjë mund të mbetet si një model negativ i sjelljes në një moshë të rritur. Mund të ndodhë që si të rritur ata nuk dinë të jenë vetëm me veten, se asgjë nuk i motivon dhe asgjë nuk është interesante për ta.
Mosmenaxhimi i kohës së lirë dhe mungesa e zhvillimit të kreativitetit, shpesh fëmijët i çon në eksperimentim dhe varësi ndaj drogës dhe alkoolit në adoleshencë, por edhe në rezultate të dobëta shkollore dhe delikuencë.
Ndonjëherë fëmijët thjesht duan të shoqërohen me ty
Përpjekja e prindit për të larguarë monotonin vetëm sa do të sjellë zhgënjim , si për prindin, ashtu edhe për fëmijën.
Zakonisht, problemi nuk është mungesa e një mënyre për t’u argëtuar, por se ata nuk ndihen aq mirë sa të kënaqen. Me fjalë të tjera, ata shpesh kërkojnë vëmendjen tuaj.
Prandaj, ilaçi nuk është të ndezësh kompjuterin dhe të shtysh librat e ngjyrosjes në drejtim të fëmijëve. Ndonjëherë duhet të ulësh në dysheme dhe të argëtoheni së bashku./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”