Lëngu amniotik mund të ketë aroma të ndryshme dhe foshnja mund ta nuhasë atë

Në lindje, foshnjat kanë pothuajse të gjitha shqisat tashmë të zhvilluara. Deri vonë, ekspertët besonin se shqisa e nuhatjes kërkon ajër dhe aftësi për të marrë frymë. Megjithatë, kërkimet e fundit kanë dhënë një pasqyrë të një bote krejtësisht të paeksploruar.

Hunda zhvillohet midis javës së 11 dhe 15 të shtatzënisë. Shumë substanca kimike kalojnë nëpër placentë dhe përzihen me lëngun amniotik që rrethon fetusin, duke hyrë në hundë, gojë dhe fyt. Fëmija e thith dhe e gëlltit dhe në këtë mënyrë “gonxhet” e sistemit receptiv, përgjegjës për shijen dhe nuhatjen, bien në kontakt të drejtpërdrejtë me shijet dhe aromat. Falë kërkimeve të shumta në lidhje me zhvillimin dhe aftësitë e foshnjës së palindur, sot dihet me siguri se shqisa e nuhatjes është e zhvilluar para lindjes.

Është vërtetuar se lëngu amniotik mund të ketë më shumë se një aromë dhe ato të ndryshme nga njëra tjetra,  dhe fetusi mund t’i nuhasë të gjitha ato. Në një studim, u regjistruan deri në 120 mostra të lëngut amniotik me aroma të ndryshme. Përveç kësaj, përmes placentës dhe gjakut, përbërësit e dietës së nënës arrijnë te kapilarët e mukozës së hundës së fëmijës. Përvoja e nuhatjes së fëmijës së palindur ka shumë të ngjarë që përgatit këtë sistem të ndjeshëm për të kërkuar aromat specifike (të njohura dhe të këndshme) ose grupe aromash. Kur një fëmijë lind, ai e njeh menjëherë nënën e tij nga era e saj./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts