“Nuk ka dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij.
Një sasi e caktuar zhgënjimi dhe një kënaqësie e vonuar është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm.
Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit.
Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes”.
“Një foshnjë ka nevojë për krahët e nënës së saj dhe zërin e saj që këndon një ninullë, dhe jo një kolltuk me bateri që lëkundet dhe këndon.
Ushqimi nga një restorant mund të jetë një zgjedhje e lehtë dhe e shpejtë, por ushqimi i nënës, aroma që vie nga kuzhina është ajo që do mbahet mend.
Më parë, fëmijët ishin jashtë për orë të tëra pa mbikëqyrje të rreptë prindërore, duke gjetur rrugën e tyre kur kishin etje në kafenetë aty pranë, dhe me duart e pista duke ngrënë një fete buke të lyer me sheqer.
Duket se sot prindërit janë shumë më të kujdesshëm se që kërkohet nga ata, fëmijët kanë frikë të rrëzohen apo të përlyhen gjatë lojës, thënë shkurt jeta e fëmijëve sot fatëkeqësisht është e programuar.
Të gjitha këto ndryshime janë të jashtme, sepse në thelb edukimi është gjithmonë çështje e marrëdhënieve individuale që varen nga kapacitetet e brendshme.
“Teknologjitë e reja kanë bërë të mundur që të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve në një mënyrë tjetër. Gjithashtu të komunikojmë në mënyra krejtësisht të reja (telefonat celularë, Internet, Skype…).
Angazhimi i prindërve dhe gara për gjërat materiale është një mënyrë e re e funksionimit të familjes, por këto janë ndryshime të jashtme”.
Mundësia për të qenë në kontakt me fëmijën në çdo kohë nëpërmjet celularit apo rrjeteve sociale është një thikë me dy tehe.
Mjetet e komunikimit mund të përdoren në mënyrë konstruktive, nëse keqpërdoret, zvogëlon besimin dhe dëmton marrëdhënien prind-fëmijë. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”