Lodhja që ndiejnë gratë shtatzëna në tremujorin e parë është krejtësisht normale, e cila shkaktohet si rezultat i ndryshimeve fizike që ndodhin në trupin e gruas shtatzënë, duke përfshirë këtu edhe luhatjen e hormoneve. Ndienja e lodhjes do të largohet rreth javës 12-të të shtatzanisë.
Me zhdukjen e lodhjes, do të filloni të ndiheni më energjik, derisa rreth javës së 30-të të shtatëzanisë do të ndiheni sërish të lodhur. Në këtë periudhë, një pjesë e lodhjes shkaktohet nga bartja e peshës shtesë. Përpiquni të pushoni, reduktoni aktivitetin fizik dhe të flini më shumë gjatë kësaj periudhe. Gratë shpesh janë më të lodhura në shtatzaninë e dytë ose të tretë sesa në të parën, sepse duhet të kujdesen për fëmijët e tjerë.
Përpiqu të jesh realiste në lidhje me atë që mund të bësh dhe mos e fajëso veten kur nuk mund t’i përfundosh të gjitha punët të cilat i ke planifikuar.
Askush nuk pret që ti të jesh supergrua – as nuk duhet të jesh.
Kur është e mundur, le t’ju ndihmojnë të tjerët të bëni punët e shtëpisë dhe detyrime të tjera. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse tashmë keni fëmijë.
Sigurohuni që të konsumoni ushqime të shëndetshme, gjithashtu shmangni kafeinën dhe ëmbëlsirat, të cilat do të rrisin për momentin nivelin tuaj të energjisë, por më pas do t’ju japin një ndjenjë lodhjeje për shkak të rënies së nivelit të sheqerit në gjak./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”