Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj
Kjo është një çështje sa e rëndësishme, aq edhe praktike dhe e lehtë. Është një aktivitet, që krahas terapisë që një fëmijë ndjekë te logopedi apo psikologu, e ndihmon atë që të rifitojë qetësinë, ndjenjën e lojës, të bashkëpunimit, empatinë, ndjenjën e të qenurit një fëmijë i lumtur.
Gjithashtu, është një aktivitet që ndihmon edhe te fëmijët të cilët ndjekin terapi te logopedi, për nxitjen e objektivave gjuhësore, te terapia e bazuar në lojë, me fshehje të objekteve, eksplorim. Kjo për arsye sepse loja me balona ndikon në uljen e nivele të traumave (siç i quajmë, në aspektin profesional), te fëmijët të cilët kanë përjetuar ndonjë aksident, ndarje të prindërve, bullizimit në shkollë, që ju janë ekspozuar situatave konfliktuoze në familje, vetmi, mungesë të kohës me bashkëmoshatarët, apo edhe të kohës së kaluar me nënën deri në moshën dy vjeçe.
Mënyra se si aplikohet, bëhet duke blerë 10 – 15 balona me ngjyra të ndryshme, dhe improvizoni një lojë me këtë skemë “mami ta ka gjujt balonin e kuq, babi ja ka jepë mamit balonin e gjelbërt, jepja ti babit balonin e kuq, eja të fshihemi në balona, gjeje babin ku është fshehur”. Ndikim më të madh e ka te fëmijët më të vegjël, nën moshën 10 vjeçe, mirëpo edhe te fëmijët deri në moshën 13 – 14 vjeçe./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”