Manaferrat janë fruta shumë të shijshme të cilët kanë veti të shumta kuruese dhe njihen si fruta me fije dietike. Ato mund të konsumohen të freskëta, të ngrira apo komposto, dhe nga to bëhen edhe marmelata të shijshme, lëngje, ëmbëlsira dhe madje edhe verëra.
Disa përfitime shumë të nevojshme shëndetësore që marrim nga Manaferrat:
Luftojnë kancerin
Përfitimi më i madh i konsumimit të manaferrave fshihet në acidin folik, i cili është një agjent shumë i fuqishëm para-kancerogjen. Manaferrat në 100 gramë përmbajnë 5.350 ORAC njësi (kapacitet i thithjes së njësive radikale), gjë që i vë ata në krye të frutave luftëtare kundër kancerit.
Parandalojnë Sheqerin
Studimet tregojnë që fibrat që përmbajnë manaferrat janë ndihmues të jashtëzakonshëm për mospërfitimin e diabetit.
Mes-shujtë dietale
Meqë pëmbajnë numër të vogël kalorish, ato janë tejet të shëndetshme për trupin e njeriut, dhe nuk ndikojnë në shtim peshe, pavarësisht masës së konsumit.
Ndihmues për jashtëqitje
Shqetësimet me daljet e shpeshta të padëshirueshme janë problematike, sakaq ky frut është ndihmues për traktin tretës dhe rregullimin kohor të daljes.
-Përforcues i eshtrave
-Ndihmues i shëndetit të zemrës
-Pozitiv në ruajtjen e lëkures
-Ruajnë pamjen fizike dhe shëndetin tek gratë
Gjithashtu manaferrat janë fruta të pasur me vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat, thuajse më shumë se secili frut tjetër
Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”