Dr.Ismail Lutolli Spec Pediater
Subspecialist Dietolog-Hematolog
Subspecialist Pediater Hematolog-Onkolog
-Mbipesha tek fëmijët mund të konsiderohet si gjendje e rëndë shëndetësore. Obeziteti i fëmijëve dhe adoleshentve është i lidhur me sëmundje të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë etj. Përveç këtyre, mbipesha tek fëmijët mund të çojë në vetëvlerësim të ulët dhe depresion.
Cilat janë simptomat që tregojnë se fëmija ka kaluar në obezitet?
Jo të gjithë fëmijët që kanë disa kilogramë më shumë mund të quhen mbipeshë apo obez. Kjo për faktin se disa fëmijë kanë përmasa trupore më të mëdha se mesatarja. Indeksi i masës trupore (BMI) është një udhëzues i peshës ideale. Mjeku i fëmijës mban grafikët e rritjes të cilat përfshijnë peshën dhe gjatësinë. Nëse BMI vlerësohet se është shumë mbi norma atëherë pesha trupore e fëmijës mund të çojë në komplikacione shëndetësore.
Kur duhet të vizitoni mjekun?
Nëse fëmija po shton në peshë në mënyrë të pakontrolluar, duhet të konsultoheni me mjekun.
Komplikimet
Mbipesha e fëmijëve shpesh shkakton ndërlikime në mirëqenien fizike, sociale dhe emocionale të fëmijës.
Cilat janë komplikimet shëndetësore që hasin fëmijët mbipeshë?
Diabeti i Tipit 2: obeziteti kronik rrit shansin për t’u prekur nga diabeti i Tipit 2
Kolesteroli i lartë: dieta e varfër ushqimore dhe e tepërt ne yndyrna ndikon në rritjen e kolesterolit të keq në gjak.
Presion i lartë i gjakut: edhe fëmijët mund të preken nga presioni i lartë i ghjakut nëse janë mbipeshë.
Dhimbje kyçesh: mbipesha shkakton dhimbje kyçesh dhe gjymtyrësh, sidomos në ije, gjunjë dhe kurriz.
Probleme me frymëmëarrjen: astma është një sëmundje më e zakonshme tek fëmijët mbipeshë në krahasim me fëmijët e tjerë me peshë normale.
Si ta parandaloni obezitetin tek fëmija?
Konsultohuni me një mjek dhe dietolog për të ndryshuar stilin e jetesës dhe të ushqyerit tek fëmija.
Mësojeni me një dietë të shëndetshme ushqimore të pasur me perime, fruta, drithëra, yndyrna të mira dhe proteina nga mishi i bardhë i pulës, peshku dhe më rrallë mish të kuq.
Angazhojeni fëmijën me aktivitete të ndryshme fizike dhe sportive.
-Mjeku mund të ndihmojë shumë fëmijën tuaj në parandalimin e obezitetit, trajtim që mund ta gjeni në vendin e familjes, në Poliklinika NATAL, Dr. Ismail Lutolli!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”