MOS GJYKONI GRUAN E DIVORCUAR

Samire Ademi Lutolli

Spec. Gjinekologe obstetre

 

 

Kur një grua lë burrin e saj, sepse ai e keqtrajtoi, e rrahu, abuzoi mendërisht dhe fizikisht me të dhe ajo nuk shkoi ta përfolë e t’u tregojë të gjithëve çfarë ka përjetuar kështu që ata nuk e dinë, si zakonisht, njerëzit do të thonë se AJO ËSHTË FAJTORE.

E ka lënë burri!

Ajo me siguri nuk i ka shërbyer mirë. Ndershmëria e tij është e padiskutueshme këtu, AJO PA DYSHIM ËSHTË FAJTORE.

Nëse zbulohet se ai “pa dashje” donte ngapak anash, shpesh do të gjenden justifikime, se gruaja e tij ka shtuar 10 kilogramë pas shtatzënisë, dhe kështu AJO NUK ËSHTË TËRHEQËSE SI MË PARË.

Kjo i “jep” atij të drejtë të gjejë diçka më tërheqëse nga ana tjetër.

Nëse e ka rrahur atë, disa do të thonë se AJO DO TË DUHEJ TA KISHTE DURUAR DHE HESHTUR PËR HIR TË FËMIJËVE.

Nëse e ka kërcënuar se do ta vriste, ajo vrapoi që të shpëtojë jetën derisa të gjendej disi dhe të gjente një zgjidhje se si t’i sillte fëmijët me vete, e tmerrshme, një nënë e pashpirt, I LA FËMIJËT TE BURRIT DHE IKU, NUK DESHI TË VDISTE PËR TA.

 

Gruaja është gjithmonë fajtorja e parë

Dhe kur ajo do të kthehet në shtëpinë e saj te prindërit AJO ËSHTË TURPI I TYRE.

Dhe kur vazhdon jetën të punojë dhe jetojë më tej AJO ËSHTË E NDARË.

Dhe kurr merr fëmijët dhe përpiqet me ta, AJO I LA FËMIJËT PA BABA.

Dhe kur vendos për martesë sepse herën e parë nuk ishte fat, AJO DUHET TË MOS ZGJEDH SHUMË PËR BURRË.

Dhe kur kërkon përkrahje nga shteti dhe tëmtjerët, ASAJ NUK I KA VDEKUR BURRI PËRNDRYSHE DO TË MERREJ PARASYSH DHE DO TA NDIHMONIN TË GJITHË.

Dhe që sfidat, sprovat, poshtërimet, dështimet dhe luftërat i ka bërë me vite derisa ka marrë vendimin për tu ndarë dhe për të vazhduar më tej edhe përkundër paragjykimeve, PËRBALLË SAJ GRUAJA QË I KA VDEKUR BURRI DHE QË NUK KA PËRJETUAR DIÇKA TË TILLË KA VLERË DHE NDER MË SHUMË.

Edhe pse ajo kujton çastet më të shëmtuara të ish burrit të saj, kundrejt asaj që i ka vdekur burri që kujton ato më të bukurat e kaluara me të dhe i mungon, AJO IA BËRI VETES.

 

-Mos godisni motrat tuaja!

Dhe mos paragjykoni. Mos bëni thashetheme. Ju nuk i njihni ato gra, dhe mos u besoni gojëkëqinjëve që kujdesen vetëm për lajmet e bujshme dhe që do të godisnin nderin e secilit për tu kënaqur me fatkeqësinë e tjetrit duke e përfolur.

Ulem dhe mendoj, çfarë mendje e sëmurë duhet të jetë dikush që të fshihet me qëllim përgojimin, thashethemet, fyerjet dhe përpjekjen për të lënduar dikë të paktën për një moment. Dhe atë një person që nuk e njeh apo që nuk i ka bërë asgjë në jetën e tij.

Madje ndoshta ajo ka bërë zgjedhjen më të mirë për të dhe për fëmijët e saj sesa të rrinin të palumtur të gjithë.

Ndoshta ajo është vërtetë aq e fortë dhe e zonja që di si t’ia dalë.

Ndoshta ajo ashtu ka paqe me shpirtin e saj.

Ndoshta i ka liruar dikujt personin dhe vendin që i ka uzurpuar dhe ka mbledhur forcën për të bërë paqe me veten dhe për të vazhduar jetën me krenari.

Nuk i kuptoj këto diagnoza të njerëzve që ndjekin lajmet dhe presin momentin e “gëzuar” kur mund të përgojojnë një grua.

Si jetojnë këta njerëz me veten e tyre? Cilat janë fatet e tyre fatkeqe që për t’i bërë të lumtur marrin në gojë dhe ofendojnë dikë që përpiqet të jetë i drejtë dhe korrekt me fatin e jetës??

As asaj gruaje nuk i pëlqejnë të gjithë njerëzit në këtë botë, por nuk ka nevojë për ata njerëz që nuk i pëlqejnë ti urrejë ose fyejë nga paqja e pastër e shpirtit të saj.

Ndonjëherë do të heshtë dhe nuk do të zbresë në nivelin e të këqijve. Sepse atyre nga paqja e plotë nuk mund t’iu shkojë mendja se e meritojnë atë provokim.

Nëse diagnoza nuk është më e fortë se terapia, ata njerëz gojëkëqinj duhet të përcjellin fatin e dikujt vetëm për të urrejtur.

Të rroni po e mbështetët këtë grua. Por të rroni dhe gëzoni jetën tuaj duke e lënë ta jetojë jetën e saj.

Ajo e ka mësuar faktin se jo të gjithë mund ta përkrahin dhe arsyetojnë. Ndarja e saj e ka mësuar se njerëzit ndahen në njerëz të mirë dhe të këqinj. Për shkak të këtyre njerëzve të këqij dhe negativë, ajo do të i vlerësojë dhe respektojë më shumë njerëzit e mirë.

Lumturinë e saj nuk e përcakton fati por zgjedhja e saj për paqe të shpirtit.

Ka gjëra që ju kurrë nuk i dini dhe nuk do t’i dini. Prandaj kërkoni paqen në shpirtin tuaj!/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts