Nëse shfaqet një dhimbje e papritur është e nevojshme të kontaktosh me mjekun tuaj!
Ka disa siptoma që paralajmërojnë se disa ndërlikime mund të ndodhin në shtatzëni. Edhe nëse ato nuk janë serioze sigurohu që të mos i shpërfillësh dhe të konsultohesh me një mjek.
Trupi juaj ndryshon shumë shpejt, duke e bërë të vështirë të vlerësoni nëse ajo që po përjetoni është normale ose nëse është simptoma serioze që mund të kërcënojnë jetën tuaj.
Mos harroni se disa nga këto simptoma janë më pak urgjente, në varësi të fazës së shtatzënisë në të cilën jeni dhe historisë suaj shëndetësore.
Simptoma paralajmëruese
- Foshnja lëviz ose godet më shumë se zakonisht.
Pyeteni mjekun nëse keni nevojë t’i monitoroni goditjet dhe t’i numëroni. Ai do t’ju japë udhëzime të sakta se si t’i numëroni ato.
- Dhimbje të forta dhe të vazhdueshme në zonën abdominale.
- Gjakderdhje vaginale.
- Rritja e rjedhjes vaginal ose ndryshimet në pamjen ose erën e rjedhjes – ajo mund të jet shumë e lëngshme,ose sasi e trashë ose e përgjakshme. Ndryshimet në rjedhje mund të jenë një tregues se lindja po fillon.
- Urinim i dhimbshëm me një ndjesi djegieje.
- Të vjella të shoqëruara me dhimbje ose ethe.
- Probleme me shikimin.
- Dhimbje koke, të shoqëruara me shqetësime me shikimin ose të folurit.
- Ënjtje e fytyrës, zona rreth syve, duarve, këmbëve, kyçeve ose shtimit të papritur në peshë.
- Trauma të përjetuara në zonën abdominale (aksident me makinë, rënie).
- Të fikët, marramendje të shpeshta dhe rrahje të shpejta zemre.
- Ngërçe të shpeshta në këmbë.
- Vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe dhimbje gjoksi.
- Konstipacion i shoqëruar nga dhimbje abdominale ose diarre që zgjat më shumë se 24 orë.
- Kërcitje të vazhdueshme në zonën e krahërorit, krahëve, këmbëve ose shpinës.
- Të gjitha simptomat e gripit, sidomos nëse keni qenë në kontakt me një person që vuan nga gripi. Simptomat më pak të zakonshme të gripit janë të vjellat dhe diarreja.
- Kërkoni një ndihmë mjekësore nëse keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi ose barku, marramendje të papritura, konfuzion dhe të vjella.
- Depresion ose ankth i madh. Ndjenja trishtimi dhe dëshpërimi, kriza paniku, vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, mendime vetëvrasëse.
- Të gjitha problemet e tjera shëndetësore për të cilat duhet të konsultoheni me një mjek, edhe nëse ato nuk janë të lidhura me shtatzëninë (përkeqësimi i simptomave të astmës). /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”