Ndryshimet e motit dijnë të shkaktojnë shumë probleme.
Bronhitis, ulçerat në stomak, sulmet në zemër etj janë vetëm disa nga problemet që manifestohen për shkak të motit të ndryshueshëm.
Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të temperaturës, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë lehtësisht shpjenë në depresion, shtim peshe, trashje gjaku etj, këtë e thonë ekspertët nga Universiteti I Aberdeen-it në Skoci.
Pacientët e moshuar me sulme në zemër dhe asmatikët janë më të rrezikuar. Metabolizmi i të moshuarve është i ngadalshëm dhe për këtë arsye ka ndikim të madh mbi ta.
Sipas ekspertëve grupi tjetër i rrezikuar prek fëmijët nën moshën 15 vjet.
Pasojat:
Sulmi në zemër:
Temperaturat e ulëta kontribuojnë në trashje të gjakut dhe rrisin rrezikun e trombozës koronar dhe vertebrale, njërat ndër shkaktarët kryesor të sulmit në zemër.
Ndryshimi i temperaturës në një kohë të shkurtër prej vetëm disa gradë shkakton ngushtimin e arterieve, rrjedhjen e kufizuar të gjakut dhe mungesa e oksigjenit që arrin në zemër për shkak motit të ftoftë më shpejt pompon gjaku për ta mbajtur nxehtësinë e trupit,thonë ekspertët e Institutit gjerman për hulumtimin e ndikimit të klimës në shëndet.
Dhimbje në nyje:
Për shkak të ndryshimeve atmosferike, niveli i lëngjeve që i mbulon nyjet ndryshon dhe shkakton dhimbje, spjegon Robert Muts profesor i reumatologjisë në spitalin e Londrës “Aintre”.
Migrena:
Moti i vranët është shkaktar i migrenës. Për shkak të erës, enët e gjakut të hipotalamusit bymehen, dhe shkaktojnë dhimbje të rënda koke.
Ndezjet e veshit:
Kur është në pyetje personat që jetojnë në zonat me lagështirë,hulumtuesit amerikan vërtetuan se tek ata problemet më të shpeshta jën infeksionet e veshit.
Nëpërmjet kanalit të veshit mblidhet lagështia që është habitat i përshtatshëm për bakteret që shkaktojnë inflamacion.Infeksioni parandalohet duke mbajtur kapelë dhe kufje.
Paraliza e fytyrës:
Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.
Temperaturat e ulëta janë njëri ndër shkaktarët kryesor të kësaj paralize.Prandaj për ta parandaluar këtë lloj paralize gjatë ditëve të ftofta mbështjelleni fytyën me shallë të ngrohtë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”