NËNA E NËNËS
“Ndërsa sytë e botës janë drejtuar te fëmija i porsalindur, nëna shikon vajzën e saj, e cila sapo është bërë nënë …
Roli i gjyshes mund të presë, sepse fëmija i saj po qan, gjoksi i saj po dhemb …
Nëna e nënës i pastron shtëpinë vajzës së saj, i gatuan drekën.
Ajo ia blen këmishat e natës me kopsa dhe i lan çarçafët e ndotur me qumësht …
Ajo e di sa e vështirë është të bëhesh nënë …
Në heshtjen e mëngjesit të hershëm ajo mendon për vajzën e saj … Sa herë është zgjuar natën? A do ta çelë mëngjesin me buzëqeshje në fytyrë?
Nëna e nënes mund të shohë gjithçka që i ndodh vajzës së saj, nënës së re, para kujtdo tjetër … Sepse vajza e saj tani është nënë, por në gjirin e saj gjithmonë do të jetë fëmija i saj… /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”