NJË DHOMË E PËRBASHKËT E FËMIJËVE KA PËRPARËSITË E VETA

 “Fëmijët që ndajnë një dhomë do të mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe do të zhvillojnë durim dhe mirëkuptim,” tregon terapistja familjare Joanne Seidel, duke shtuar se ata bëhen më të kujdesshëm dhe empatikë.

Sigurisht, grindjet janë të pashmangshme në një dhomë të përbashkët, por Joanne këshillon që çdo fëmijë të ketë gjërat dhe hapësirën e tij si një shtrat, një mur që mund ta dekorojë sipas dëshirës së tij, në mënyrë që të zvogëloni konfliktin mes tyre.

 

Ata do të jenë miq më të mirë

“Fëmijët që ndajnë një dhomë me një vëlla apo motër do të jenë më të gatshëm të ndajnë hapësirën në të ardhmen, qoftë në klasë apo zyrë”.

Të mësosh të ndajnë gjërat e tyre dhe të respektojnë hapësirën e njerëzve të tjerë janë mësime të rëndësishme që atyre patjetër do t’u duhen. Një ditë, fëmija juaj mund të ketë një shok me të cilin do të ndaj një dhomë në një konvikt studentor.

 

Ju mund të keni një gjumë më të qetë

Kur fëmijët zgjohen në mes të natës, ata zakonisht kanë nevojë për dikë që t’u japë atyre një ndjenjë sigurie dhe rehatie. Nëse të vegjlit tuaj ndajnë një dhomë, ata do të gjejnë siguri tek njëri-tjetri, në vend që të vijnë në shtratin tuaj në mes të natës, kështu që ju do të bëni një gjumë më të rehatshëm.

 

Do të jenë më të lidhur emocionalisht

Çdo prind dëshiron që fëmijët e tyre të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Vëllezërit e motrat që ndajnë një dhomë në mënyrë të pashmangshme kalojnë shumë kohë së bashku, që do të thotë se ata kanë më shumë mundësi për të zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë. Ata mund të gjejnë ngushëllim dhe qetësi tek njëri tjetri kur janë të mërzitur, gjë që do t’i ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënies së tyre.

 

Ata do të mësojnë të vendosin kufij

Kur, për shembull, një fëmijë ka nevojë të jetë vetëm dhe të ndajë një dhomë me një vëlla ose motër, është një mundësi për të që të krijojë vetëbesim dhe aftësi komunikimi të sigurt, pra të shprehë nevojat e tij në mënyrë konstruktive.

 

Ndoshta do të ketë më pak rrëmujë

Gjëja është e thjeshtë – nëse fëmijët kanë dhomën e tyre, veçanërisht nëse janë të një moshe të afërt dhe luajnë së bashku, ka më shumë mundësi që ata të mos i shpërndajnë lodrat e tyre në të gjithë shtëpinë, por të mbajnë ato në dhomën e tyre dhe së bashku kujdesen për gjërat e përbashkëta./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts