Një liqen në mes të detit – Një mrekulli e Krijimit ku uji arrin mbi 30 gradë

Liqeni quhet Mir dhe me peizazhin përreth duket i mrekullueshëm.

Parku Natyror Telashqica është një gji në pjesën juglindore të “Dugi otok”.Ai përfshin një nga gjiret më të mëdhenj dhe më të bukur të detit Adriatik, me ishuj të shumtë, shkëmbinj piktoreskë dhe gjire. Në bregun perëndimor gjendet liqeni i Mirit, i cili është më i kripur se deti – që është për shkak të kanaleve nëntokësore përmes të cilave lidhet me detin. Kripësia e tij është përgjithësisht më e lartë se deti përreth, si për shkak të mbylljes së theksuar të liqenit dhe avullimit të ujit.

Gjatësia e Mirit është afërsisht 900 m, dhe gjerësia më e madhe është rreth 300 m. Thellësia maksimale është 6 m. Në pjesën e jashtme të gjirit, shkëmbinjtë formojnë shkëmbin më të madh të Adriatikut, ku folezon skifterët.

Rreth liqenit mund të shihni edhe disa gomarë dhe nëse zhyteni do të shihni sfungjerë dhe korale, shkruan Pun kufer. Miri është gjithashtu shtëpia e levrekut, kërmijve, gaforreve, madje edhe ngjalave që mund të rriten deri në tre kilogramë.

Gjatë vapës së madhe, Miri nuk sjell freski. Në verë, temperatura e ujit rritet në 33 gradë, kështu që liqeni është më i ngrohtë se deti përreth. Në dimër është sërish më ftohtë, gjë që vjen si pasojë e cektësisë së liqenit.

Mund të arrini në Mir nga fshati i peshkimit Sali, i cili është vendbanimi më i afërt me Parkun e Natyrës. Ka gjithashtu linja të drejtpërdrejta transporti nga Zadari për në të, dhe mund të arrihet gjithashtu nga Brbinje në skajin verior të Dugi otok. Rreth liqenit ka edhe një shteg që ia vlen të ecësh, si për pamjen e bukur ashtu edhe për aromën dehëse të barishteve mesdhetare./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts