Një shpresë e re në luftën kundër kancerit të pankreasit: Një analizë gjaku që zbulon shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje

Testi revolucionar ka treguar në provat klinike se mund të zbulojë kancerin e pankreasit në një fazë shumë të hershme, edhe para se pacientët të zhvillojnë simptomat e para të sëmundjes. Kanceri i pankreasit është një nga kanceret më vdekjeprurëse. Vetëm 12% e burrave dhe 14% e grave të diagnostikuara me kancer pankreatik jetojnë pesë vjet pas diagnozës. Kanceri i pankreasit shpesh diagnostikohet në një fazë të avancuar, kur kanceri është përhapur dhe opsionet e trajtimit janë të kufizuara.

Kjo për shkak se pacientët shpesh nuk kanë simptoma ose kanë shenja që mund të gabojnë për një gjendje tjetër mjekësore.

Te vjellurat, diarreja, konstipacioni, dhe dhimbjet e sipërme abdominale, humbje e oreksit, temperature e lartë trupore dhe lodhja.  janë simptoma më të zakonshme të kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave në Bashkimin Evropian u regjistruan afërsisht 2.7 milionë raste të reja të kancerit, me rreth 1.3 milionë vdekje. Kanceri i pankreasit përbën rreth 7.1% të të gjitha vdekjeve nga kanceri në BE, duke e bërë atë një nga format më vdekjeprurëse të kancerit.

Analizat ekzistuese të gjakut, të tilla si testi CA 19-9 tumor marker, nuk janë aq të sakta sa për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme. Testi i ri, i quajtur PAC-MANN (Protease-Activated Magnetic Nanosensor), mund ta ndryshojë këtë sepse kërkon proteina specifike që gjenden në gjakun e njerëzve me kancer të pankreasit në fazën e hershme, shkruan Daily Mail.

Një studim amerikan, tregoi se testi është 85 për qind i saktë kur përdoret me metodat ekzistuese të testimit. Ai gjithashtu mund të monitorojë efektivitetin e trajtimit duke analizuar rritjen ose uljen e sasisë së këtyre proteinave specifike.

“Problemi me kancerin e pankreasit është se shpesh e diagnostikojmë shumë vonë”, tha Dr. Jared Fischer, një ekspert i kancerit në Universitetin e Oregon Health and Science dhe autor i këtij studimi. “Qëllimi ynë me testin PAC-MANN është t’u japim mjekëve një mjet me të cilin ata mund të zbulojnë sëmundjen shumë më herët, kur më shumë opsione trajtimi janë në dispozicion dhe kur ka një shans më të mirë për mbijetesë,” shpjegoi Fisher./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts