Nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar! Kërkoni ndihmë!

Përgatiti Ajete Haxhiu-Demaku

Psikologe

 

Kur ka simptoma të dukshme ankthi, të cilat janë të pakëndshme për personin dhe e bëjnë atë jofunksional, duhet të kërkoni ndihmë.

Nëse keni kohë që përpiqeni ta përballoni vetë, mos u dorëzoni, nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar, thjesht nuk mund të ndihmoni gjithmonë veten, ashtu si nuk operon një mjek mbi veten e tij.

Ndonjëherë nuk kemi njohuri dhe objektivitet të mjaftueshëm për ta parë problemin nga një kënd tjetër, ose jemi shumë autokritikë për t’i lejuar vetes “shpërthime të tilla”. Është në rregull të kërkoni ndihmë, nuk keni nevojë të ndiheni keq për këtë, gjëja më e rëndësishme është të vendosni ekuilibrin./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts