Nëse jeni grua, mos nxitoni të arrini në përfundimin se trupi juaj ju ka dështuar – ka shumë faktorë të tjerë, si cilësia e spermës, mosha, cilësia e vezëve, çekuilibri hormonal, madje edhe mënyra e jetesës që ndikon në fertilitetin shumë më tepër tani sesa ka ndodhur në kohën e kaluar.
Për shumë çifte, realiteti është i dhimbshëm; vazhdojnë të përpiqen, por puna nuk jep rezultat. Sipas hulumtimeve të fundit, 1 në 6 çifte përballen me infertilitet dhe ky numër pritet të rritet në të ardhmen e afërt.
Gratë shpesh fajësojnë veten për infertilitet, por nuk është faji i tyre. Dëgjojmë shpesh shpjegimin se fertiliteti ulet me kalimin e viteve dhe femrat e sotme e shtyjnë lindjen e një fëmije.
Është e vërtetë që cilësia dhe sasia e vezëve bie në vitet e mëvonshme, por kjo është vetëm një pjesë e një enigme komplekse.
Nëse jeni grua, mos nxirrni shpejt përfundimet se trupi juaj ka dështuar – ka shumë faktorë si cilësia e spermës, cilësia e vezëve, çekuilibri hormonal, madje edhe një mënyrë jetese shumë më kërkuese sesa në kohën e prindërve tuaj.
Shumë nga këta faktorë janë jashtë kontrollit tonë, por duke ditur se këto aspekte ndikojnë në fertilitetin tuaj do t’ju ndihmojë të lironi barrën që mbani.
Cilësia dhe sasia e spermës bie në mënyrë drastike
Në një të tretën e rasteve, infertiliteti mashkullor është rrënja e problemit. Në fakt, kjo është arsyeja kryesore pse shumë çifte nuk mund të kenë një fëmijë të dytë – shumë partnerë jetojnë në bindje se gjithçka është në rregull me ta pasi tashmë janë bërë prindër.
Megjithatë, statusi riprodhues nuk është statik. Ai ndryshon sipas zakoneve të jetesës, stresit dhe stilit të ushqyerjes. Përveç kësaj, numri i spermatozoideve tek meshkujt është shumë më i ulët se më parë.
Besoni apo jo, sipas kritereve që vlejnë dy breza më parë, të gjithë meshkujt modernë konsiderohen jopjellorë. Ky u bë një problem serioz – në vitin 1940, njeriu mesatar kishte 113 milionë spermatozoida për mililitër spermë; Në vitin 1990, ky numër ra në 66 milionë, ndërsa sot është vetëm 20 milionë.
Shkak për këtë rënie, sipas ekspertëve, janë toksinat e pranishme në mjedis, obeziteti dhe aktiviteti i dobët fizik.
Jemi vazhdimisht të lodhur dhe të stresuar
Nuk ka dyshim se njeriu nuk ka bërë kurrë një jetë më të ngarkuar. Kjo sjell pasojat e veta, ndër to edhe infertilitetin. Kur trupi juaj është i stresuar, ju në fakt keni progesteron më të ulët; stresi është përgjegjës për sekretimin e kortizolit, i cili ka përparësi ndaj hormoneve seksuale.
Stresi kronik është edhe shkaku i problemeve me gjëndrën tiroide, e cila ndikon drejtpërdrejt në fertilitetin.
Sa i përket mungesës së gjumit, ekspozimi ndaj dritës blu nga celulari, tableti, televizori dhe kompjuteri në mbrëmje prish plotësisht bioritmin tuaj dhe mund të vonojë apo edhe të ndalojë ovulimin.
Jemi të ekspozuar ndaj toksinave më shumë se kurrë
Ky është një problem që nuk ekzistonte disa breza më parë. Ekspozimi ndaj toksinave në ajër, tokë, ushqim dhe ujë mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike dhe nuk përjashtohet edhe infertiliteti. Sëmundjet autoimune janë në rritje, dhe po kështu edhe përpjekjet e pasuksesshme për të mbetur shtatzënë.
Meqenëse spektri i toksinave ndaj të cilave jemi të ekspozuar çdo ditë është i madh, madje i pafund, është e vështirë të përcaktohet se çfarë e shkakton infertilitetin.
Herbicidet dhe kimikatet e tjera janë vërtetuar se shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual, rrisin rrezikun e endometriozës dhe zvogëlojnë numrin e spermës tek meshkujt.
Aktiviteti fizik reduktohet në minimum
Obeziteti dalëngadalë po shndërrohet në një epidemi dhe gratë mbipeshë kanë më shumë estrogjen për shkak të indit dhjamor, gjë që çon në cikle menstruale të parregullta.
Nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten nga të ashtuquajturat “lukse” të botës moderne. Po, në shumë fusha jeta është më e lehtë, por a është çmimi që paguajmë shumë i lartë?/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”