Nuk është pasuri ajo që mbani në xhepa tuaj, pasuri është ajo që e keni në përqafimin tuaj

Përqafimet janë të rëndësishme sepse janë një mënyrë për të shprehur dashurinë, kujdesin dhe mbështetjen. Kur dikush na përqafon, ne ndihemi të dashur, të pranuar dhe të ngushëlluar. Një përqafim çliron hormonin oksitocinë, i cili rrit ndjenjat e afërsisë, lumturisë dhe kënaqësisë. Gjithashtu, një përqafim mund të zvogëlojë nivelin e stresit, ankthit dhe të përmirësojë gjendjen emocionale. Një përqafim është gjithashtu një mënyrë komunikimi i zemrave. Ngrohtësia e prekjes së trupit mund të jetë jashtëzakonisht qetësuese veçanërisht në momentet kur ndihemi të pambrojtur ose të trishtuar. Një përqafim është një simbol i lidhjes dhe intimitetit dhe mund të ndërtojë dhe forcojë lidhjet.

Kur personi juaj i zemrës ju ka zemëruar këtu vie në ndihmë një përqafim nuk keni nevojë për fjalë mjafton një përqafim – provojeni dhe do të befasoheni se si përqafimet mund të zgjidhin shumë konflikte.

Përqafimi çliron endorfinë, hormonet e trupit që na japin një ndjenjë rehatie dhe lumturie. Në një botë ku jemi të preokupuar me gjërat pa vlerë të zhytur në atë botën e shëmtuar virale një përqafim do të mundësoj të lidhemi me botën e bukur – me botën tonë reale./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts