Nuk na mungon asgjë sikurse përqafimi i nënës

 Mbështetja dhe dashuria që fëmijët marrin nga nëna bëhen themeli i vetëbesimit formimit të një karakterit të fortë.Megjithatë, kur kjo figurë e çmuar zhduket papritur nga jeta jonë, gjithçka ndryshon. Është e rëndësishme të kuptojmë se asnjë nënë nuk është e përsosur.

Gjatë procesit të rritjes së fëmijëve, të gjitha nënat kalojnë nëpër shumë vështirësi mundime të dukshme dhe të padukshme, për disa nga ato flitet mirëpor shumë sakrifica tjera që nënat i bëjnë mbeten pa u vënë re ose edhe më keq harrohen dhe nuk vlerësohen.

Është e rëndësishme të ndalosh së krahasuari nënën tënde me të tjerët dhe ta pranosh atë siç është – me të gjitha virtytet dhe të metat e saj.

Çdo nënë jep maksimumin e saj bazuar në përvojat dhe mundësitë e saj jetësore. Në vend të kritikave, ne duhet t’u japim atyre dashurinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen që u nevojitet. Por vetëm kur humbasim nënën, kuptojmë vlerën e vërtetë që kishte në jetën tonë. Ndjenja e humbjes është e thellë dhe e dhimbshme, sepse nëna ishte mbështetja jonë më e madhe. Pastaj e kuptojmë se sa pak i çmuam gjestet e saj të dashurisë dhe të kujdesit.

Nuk na mungon asgjë sikurse përqafimi i nënës, sepse në përqafimin e saj ne ndihëmi të sigurt, ndiejm ngrohtësi dhe dashuri të pakushtëzuar. Prandaj është e rëndësishme t’i çmojmë nënat kur janë ende me ne, t’u japim dashuri, vëmendje dhe mirënjohje për gjithçka që kanë bërë për ne. Të mos presim t’i humbim për të kuptuar se sa të rëndësishëm ishin në jetën tonë. Bëjini të ditur nënave se sa shumë i duam dhe sa të rëndësishme janë për ne, ndërsa ne ende mund t’ua themi këtë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts