Përshëndetje Rasti i djalit tuaj duhet të trajtohet me emergjencë. Ngelja e njërit testis lartë pra jo në qesken scrotale paraqet urgjencë dhe duhet sa më shpejt të intervenohet për zbritjen në vendin e duhur. Shpresoj që nuk jeni vonuar por ju sugjeroj që të mos vonoheni më për asnjë ditë. Pra menjëherë konsultohuni me mjekun Kirurg të fëmijëve dhe pas realizimit të EHO e realizoni edhe intervenimin kirurgjik. Nëse kjo nuk ndodhë pasojat janë të theksuara. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik St.Gastroenterohepatologji
Archives: Answers
Answer
Pyetje
Përshëndetje, së pari ju uroj për fëmijën tuaj, shëndeti e mbarësia e përcjelltë tërë jetën. Sa i përket shqetësimit tuaj: ka mundësi që ka gëlltitur nga procesi i gjidhënies një sasi të pakët të gjakut që mund të jetë nga thithkat gjatë gjidhënies. Nëse kjo nuk është, duhet parë në kontrollë të afërt te mjeku Pediater pjesën orale mos ka ndonjë dëmtim të lehtë që ka sjellë deri te prezenca e gjakut. Nëse kjo nuk përsëritet asnjëherë nuk ka vend për shqetësim. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog…
ddtrj
Pershendetje, Poliklinika NATAL punon çdo dite nga ora 8:00 deri në ora 20:00 dhe per te bere nje kontrolle duhet lene nje termin paraprakisht. Ju lutem kontaktoni numrin +383 48 370 370 dhe do t’ju ndihmoj dikush nga administrata. Falemnderit!