(Pa)Pastërtia e shtëpisë fletë për gjendjen tuaj emocionale!

Dëshironi të jetoni në pastërti të plotë dhe nuk mund të shikoni as një thërrime të vogël në dysheme? Apo jeni nga ata që shtrihen dhe shikojn TV ndërsa gjithçka rreth tyre është një rrëmuj?

 

Psikologët besojnë se shtëpia jonë tregon gjendjen tonë emocionale. Ndërsa disa shijojnë një shtëpi të pastërt që thjesht duhet të shkëlqejë, të tjerët preferojnë të jetojnë në rrëmujën e tyre krijuese. Megjithatë, ka edhe njerëz që adhurojnë një shtëpi të pastërtë, por thjesht nuk kanë kohë të organizohen dhe të pastrojnë çdo ditë.

 

Të dyja rastet mund të tregojnë një gjendje të rënduar emocionale – por kjo konfirmohet vetëm nga sjellja e individit. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se një shtëpi e çrregullt është rezultat i njerëzve dembelë dhe të papërgjegjshëm, në psikologji nuk nënkuptohet kështu.

 

Një shtëpi e papastërtë mund të jetë rezultat i preokupimit të një individi që punon shumë dhe thjesht nuk ka kohë t’i kushtohet shtëpisë dhe pastërtisë çdo ditë. Një shtëpi e papastërtë mund të jetë gjithashtu rezultat i prindërve të rraskapitur me fëmijë të vegjël.

Këtë e kuptojnë vetëm prindërit që kanë fëmijë të vëgjël. Ata janë të vetëdijshëm se sado që njeriu ta dojë pastërtinë, ai nuk mund të pastrojë vazhdimisht, sepse fëmijët ndoten vazhdimisht.

 

Por kur (ç)rregullimi tregon për probleme psikologjike?

Psikologët besojnë se pastërtia e tepërt e shtëpisë mund të tregojë për probleme mendore.

Për shembull, njerëzit që mbajnë gjithçka nën kontroll, të cilët gjithmonë duhet të vendosin figura të caktuara në vendin e tyre dhe që tërbohen kur lëvizin – ata mund të kenë probleme me çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Nëse keni zemërim të papërshkrueshëm kur gjërat nuk janë në vendin e tyre, ky mund të jetë një problem serioz.

Nga ana tjetër, një shtëpi e çrregullt mund të jetë pasojë e depresionit dhe kjo njihet më së miri nëse individit thjesht nuk i intereson rrëmuja. Njerëzit e dëshpëruar dhe të lodhur nuk kanë vullnet për të pastruar dhe rrëmuja në shtëpi nuk i shqetëson fare.

Në këtë rast, duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

Pra, gjithçka është çështje zakoni dhe gjendjeje emocionale. Nëse një person jeton në një rrëmujë, ai mund të mos jetë i dëshpëruar, por thjesht nuk ka krijuar zakonet e duhura ose thjesht nuk organizohet aq mirë sa për ta mbajtur shtëpinë të pastërt çdo ditë./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts