Patëllxhani: Luftues kundër viruseve, diabetit, gastritit, reumatizmit madje edhe kancerit

Patëllxhani, pema e saj e degëzuar gjerësisht arrin lartësinë deri në 70 cm, dhe është e stolisur me gjethe jeshile jashtëzakonisht të mëdha. Frutat e patëllxhanit janë shumë ushqyes dhe ndryshojnë në formë dhe ngjyrë.

Lloji më i njohur dhe më i përhapur është patëllxhani i zgjatur, me ngjyrë vjollce të errët. Kjo bimë interesante e ka origjinën nga India, ku përdoret prej 3000 vitesh.

 

Nga India, kultivimi i tij u përhap fillimisht në Azinë Lindore, në Kinë dhe Japoni. Në shekullin XIV filloi të kultivohej në Evropën Jugore dhe në shekullin XVI popullariteti i tij u rrit edhe në vendet e Evropës Qendrore.

Patëllxhani zë vendë kryesorë në menynë e adhuruesve të perimeve në mbarë botën, dhe në kuzhinat vegane ato janë të famshme si një zëvendësues i mishit.

 

Aplikimi në trajtim

Përveçse është i njohur për vetit e tij ushqyese, patëllxhani përdoret edhe për qëllime mjekësore në disa vende. Mjekësia tradicionale kineze e njeh këtë bimë si një ilaç të shkëlqyer për gastrit, dhimbje barku, reumatizëm, djegie të lëkurës madje edhe në trajtimin e sëmundjeve malinje.

Në Nigeri, patëlxhani është i njohur si një ilaç i shkëlqyer për dhimbjet e nervit ishiatik, spazmat e muskujve dhe hemorroidet. Në shumë kultura lindore, çaji i bërë nga lëvozhga e freskët ose e thatë e patëllxhanit përdoret për të lehtësuar inflamacionin. Kjo perime është një burim i shkëlqyer i vitaminave K, C, A, B1, B3, B6 dhe B9 (acidi folik). Është gjithashtu i pasur me minerale kaliumi, kalciumi, fosfori, bakri dhe magnezi.

 

Ndihmon në kontrollin e diabetit

Patëllxhani njihet prej shekujsh si një ndihmë e shkëlqyer në kontrollin e diabetit. Kërkimet moderne shkencore kanë konfirmuar se një dietë e pasur me këto perime mbështet rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe një nga arsyet është përqindja e lartë e fibrave.

 

Ai gjithashtu rregullon peshën e trupit

Patëllxhani me përmbajtje të ulët karbohidratesh, nuk përmban yndyrë dhe ka vetëm 20 kalori për copë. Është i pasur me fibra, të cilat kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes. Sipas disa studimeve, acidi klorogjenik i pranishëm tek patëlxhani kontribuon në mënyrë efektive në reduktimin e depozitave të yndyrës.

Këto janë avantazhet që e bëjnë atë një aleat të shkëlqyer në luftën kundër kilogramëve të tepërt.

 

Lehtëson problemet me tretjen

Substancat e hidhura në patëllxhan janë përgjegjëse për eliminimin e ngërçeve të stomakut si dhe sëmundjeve të tjera të stomakut dhe zorrëve.

Patëllxhani është i pasura me fibra që mbrojnë aparatin tretës dhe ndihmojnë në ruajtjen e funksionalitetit dhe shëndetit të sistemit tretës.

 

Ul nivelin e kolesterolit në gjak

Acidi klorogjenik ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit LDL (të keq) si dhe në rritjen e kolesterolit HDL (të mirë).

Nasunina që gjendet në patëlxhan është gjithashtu e një rëndësie të madhe, sepse, sipas shkencëtarëve, ndihmon në parandalimin e formimit të kolesterolit të keq.

 

Ngadalëson rritjen e tumorit

Sipas hulumtimeve, nasunin, një antioksidant i pranishëm në lëkurën e patëllxhanit, ka një rol të fortë në parandalimin dhe përhapjen e kancerit. Një studim i publikuar në vitin 2005 në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” konfirmon se nasunin parandalon në mënyrë efektive procesin e angiogjenezës (zhvillimin e enëve të reja të gjakut nga ato ekzistuese) dhe në këtë mënyrë ndihmon në parandalimin e përhapjes së qelizave tumorale.

Sipas hulumtimeve të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, acidi klorogjenik që përmban patëllxhani është një aleat i shkëlqyer në luftën kundër radikalëve të lira që shkaktojnë kancer.

 

Kanceri i lëkurës

Fitokimikali i njohur si BEC5 është një ekstrakt patëllxhani që u zbulua nga Dr. Bill E. Cham, pasi dëgjoi për ilaçin e mjekësisë popullore të fermerëve australianë.

Përkatësisht, ata e njohën me një preparat për kancerin e syve me të cilin shëruan bagëtinë. Fermerët shëruan bagëtinë duke aplikuar një llapë të ngrohtë të bërë nga farat e një peme frutore të njohur si Solanum linnaeanum. Kjo bimë është pjesë e familjes Solanacea, e cila përfshin perime si domatet dhe patëllxhanët.

BEC5 lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizës së kancerit. Pasi qeliza “tret” ekstraktin e patëllxhanit, ai shpërthen, kështu qeliza e kancerit shkatërrohet dhe përmbajtja e saj ripërthithet nga trupi.

Në trajtimin e mbi 80,000 rasteve të kancerit të lëkurës, BEC5 ka treguar efektivitetin e tij. Gjegjësisht, tumoret invazive dhe jo-invazive të lëkurës jo melanoma janë lloje të kancerit që trajtohen me patëllxhan.

Australianët, falë këtij fitokimikali, kanë trajtuar kancerin e lëkurës në këtë mënyrë për dekada të tëra.

BEC5 i përmendur vret qelizat kancerogjene dhe nuk dëmton qelizat e tjera të shëndetshme në trupin e njeriut, kështu që mund të përdoret edhe për trajtimin e keratozës aktinike, si dhe njollave në lëkurë të shkaktuara nga dielli ose pleqëria. Një parashikues i mundshëm i kancerit të lëkurës është keratoza aktinike. Ekspozimi i tepërt në diell shkakton njolla të kuqe që përbëhen nga qeliza jonormale që mund të ndryshojnë në ato malinje në bazën ose shtresat e poshtme të lëkurës.

Një formë tjetër e zakonshme e kancerit të lëkurës është karcinoma e qelizave me brirë, e cila shkakton pothuajse dy mijë vdekje në vit. Ky ind është në formën e lythave dhe ka një kufi të çrregullt, por mund të trajtohet me ekstrakt patëllxhani.

Kjo substancë nga patëllxhani ka treguar sukses në mbi 78 për qind të rasteve, kur aplikohet për tetë javë, dhe është përdorur në formën e kremit për 25 vjet për qëllime të kërkimit klinik në Australi dhe Britaninë e Madhe. Kremi ka një shkallë suksesi 100 për qind në heqjen e kancerit, asnjë prej të cilëve nuk është rikthyer gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse përdoret për 12 javë.

 

Mbron nga viruset

Ekspertët konfirmojnë se patëllxhani, falë vetive antivirale të acidit klorogjenik, mund të përdoret në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të shumta të shkaktuara nga viruset.

 

Maskë për fytyrën me patëllxhanë

Patëllxhani është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Mjafton ta grini patëllxhanin duke i shtuar lëng aloe vera dhe ta aplikoni në fytyrë. Duke qenë se është një burim natyral i kolagjenit, pas dhjetë minutash lëkura juaj do të bëhet e butë, me shkëlqim dhe e shtrënguar.

 

Zbardhja e lëkurës

Përzieni një filxhan pure patëllxhani me lëng limoni dhe dy pika vaj ulliri, është ideal për zbardhjen e lëkurës dhe heqjen e njollave. Nëse përsëritni të njëjtën procedurë me lëng molle, do të merrni një agjent të mrekullueshëm tonifikues të lëkurës.

 

Kundër skuqjeve

Prisni patëllxhanin në feta dhe fërkojeni në zonën e skuqjes dhimbshme, vetëm pas pak çastesh skuqja do të zhduket plotësisht. Në Australi, patëllxhani njihet si një ilaç popullor në luftën kundër kancerit të lëkurës./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts