Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj
Shpjegim:
Sikur se dihet, Dëgjimi është gjithmonë prijës dhe parakusht i të Folurit. Andaj, edhe humbja apo dobësimi i tij, do ta prekë çdo herë aspektin e Gjuhës dhe të Folurit, sidomos te fëmijët e vegjël.
Kjo më pas, te adoleshenti apo edhe i rrituri do të sjellë edhe një sërë problemesh dhe ngecjesh në aspekte të ndryshme në jetën e individit, të cilat probleme dhe vështirësi do të kërkojnë medoemos zgjidhjen e tyre, qoftë edhe te Profesionistët e tjerë Shëndetsorë, siç janë Psikologu, Audiologu, Ergoterapeuti, etj.
Dhe gjithmonë në Shëndetësi, Parandalimi apo zbutja e problemit, konsiderohet më i mirë se Shërimi.
Prandaj, për këtë, rekomandohet sa më parë një konsultë me Logopedin./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”