Pirja e duhanit në shtatzëni rrit rrezikun e lindjes para kohe

Pirja e duhanit dhe sasitë e mëdha të kafeinës kanë qenë deri tani të lidhura me një rrezik në rritje të komplikimeve të shtatzënisë, lindjes së parakohshme dhe ngadalësimit të rritjes së fetusit.

Në një studim erdhën në përfundim se gratë që pinin duhan gjatë shtatzënisë kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të lindnin para kohe krahasuar me jo-duhanpirëset. U zbulua gjithashtu se foshnjat e lindura nga nënat duhanpirëse kishin katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me pesh të vogël, duke i vënë ato në rrezik të komplikimeve serioze, duke përfshirë edhe vështirësitë në frymëmarrje dhe infeksionet e ndryshme. Studimet e mëparshme që shqyrtojnë lidhjet midis pirjes së duhanit, kafeinës dhe rezultateve të pafavorshme të shtatzënisë janë mbështetur kryesisht në të dhënat vetë-raportuese për të vlerësuar ekspozimin, shpesh në një pikë të vetme të shtatzënisë, e cila nuk është gjithmonë e besueshme.

Studimi, i botuar në International Journal of Epidemiology, shqyrtoi metabolitet e duhanit (cotinin) dhe kafeinën në mostrat e gjakut nga më shumë se 900 gra që morën pjesë në studimin e parashikimit të rezultateve të shtatzënisë midis viteve 2008 dhe 2012. Studiuesit analizuan nivelet e cotininës dhe paraxanthinës që gjenden në gjak në 12, 20, 28 dhe 36 javë të shtatzënisë dhe për këtë arsye klasifikuan ekspozimin e grave ndaj pirjes së duhanit dhe konsumit të kafeinës.

Ndërsa kafeina është treguar se nuk shkakton lindje para kohe, kjo nuk do të thotë se gratë shtatzëna tani mund të pinë sasi të mëdha të kafes. Studimet e mëparshme kanë treguar se marrja e lartë e kafeinës shoqërohet me një rrezik më të lartë të abortit dhe vdekjes perinatale. “Ne studiuam vetëm gratë që kishin nivele mbi mesataren e metaboliteve të kafeinës, por jo ato që pinin sasi jashtëzakonisht të larta kafeine. Prandaj, këto rezultate nuk sugjerojnë se duhet të ndryshojnë sasitë aktuale të rekomanduara të kafeinës (deri në dy filxhanë në ditë),” tha profesori Gordon Smith, kreu i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin e Kembrixhit.

Një studim tjetër nga Universiteti i Essexit kohët e fundit zbuloi se gratë shtatzëna kanë dyfishin e rrezikut të abortit në rast se ato ose partnerët e tyre humbasin vendin e punës./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts