Kjo pemë frutore mjaft e përhapur, e cila quhet ndryshe edhe kumbulla persiane, e ka origjinën nga Kina dhe përveçse është shumë e shijshme, përmban edhe një numër të madh përbërësish të dobishëm që kanë një efekt të dobishëm në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Fruti i pjeshkës është i pasur me vitamina C dhe B2, karotinë dhe kalium. Nuk duhet të harrojmë se mund të shërbejë edhe si një ilaç natyral për shumë sëmundje. Është mirë ta përdorni të freskët, por lëngjet e bëra nga ky frut ruajnë shumë përbërës ushqyes dhe medicinal.
Hulumtimet shkencore tregojnë se pjeshka mund të rrisë pjellorinë tek meshkujt, të ulë presionin e gjakut, të parandalojë formimin dhe përparimin e mëtejshëm të kancerit.
Falë vitaminës B2, është e dobishme për të ruajtur shikimin e mirë, lëkurën e butë dhe elastike, si dhe një pamje rinore.
Pjeshkët rekomandohen veçanërisht për fëmijët në zhvillim, sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritjen dhe zhvillimin e duhur.
Përveç kësaj, ato nxisin tretjen e ushqimeve të rënda dhe të yndyrshme, sepse rrisin sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ndalojnë të përzierat dhe të vjellat.
Pjeshka përmban shumë lënde ushqyese, ndaj gjatë verës është një balsam i vërtetë për forcimin e organizmit dhe për këtë arsye është e detyrueshme ngrënia e saj gjatë stinës së verës.
Studimet shkencore dhe epidemiologjike kanë treguar prej vitesh se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Në këto studime u përdorën mekanizma të caktuar që ndihmuan për të shpjeguar rolin e frutave dhe perimeve në mbrojtjen e organizmit, si dhe rolin e antioksidantëve që janë të pranishëm në sasi të mëdha.
Fibrat
Pjeshkët dhe nektarinat përmbajnë shumë fibra dietike. Një porcion i një pjeshke ose nektarinë të mesme mbulon pesë deri në nëntë përqind të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave për burrat dhe gratë e rritur. Lëkura e frutave përmban sasi të mëdha fibrash, të cilat parandalojnë kapsllëkun dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
EFEKTET
Fruti i pjeshkës ka një vlerë të ulët kalorie prej vetëm 43 kcal për 100 g. Përmban 87 për qind ujë, 11 për qind karbohidrate dhe shumë pak proteina dhe yndyra. Nga vitaminat, përmban më shumë beta-karoten dhe vitaminë C, dhe nga mineralet, më shumë kalium, fosfor dhe magnez. Pjeshkët dhe nektarinat freskojnë trupin tonë sepse përmbajnë 87 deri në 90 për qind ujë. Kanë efekt diuretik, pastrojnë organizmin dhe lehtësojnë tretjen.
Ja pse duhet të shijoni më shpesh lëngun e pjeshkës.
Pjeshkët janë një ushqim i lehtë për këdo që është në dietë psepse një pjeshkë përmban nga 35 deri në 50 kalori .
Pjeshkët janë të pasura me fenole. Këto janë antioksidantë dhe luftojnë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ata e mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme. Pjeshkët hidratojnë natyrshëm lëkurën tuaj, falë vitaminave A dhe C, dhe shpesh përdoren për qëllime kozmetike. Këto vitamina rigjenerojnë indet.
Ato zvogëlojnë rënien e flokëve dhe kanë një efekt pozitiv në lëkurën e kokës.
Ato ulin ankthin
Në Hungari, pjeshkët quhen shpesh “Fruta qetësuese”, sepse ato lehtësojnë me sukses stresin.
Seleni, një mineral që gjendet në këtë frut përdoret në parandalimin e kancerit dhe mund të parandalojë dëmtimin e qelizave.
Pjeshkët qetësojnë stomakun, kanë një efekt të butë diuretik dhe pastrojnë veshkat dhe fshikëzën tuaj.
Pjeshkët janë gjithashtu një afrodiziak natyral.
Çaji i bërë nga gjethet dhe lëvorja e pemës së pjeshkës qetëson bronkitin kronik, kollën dhe gastritin.
RECETA
Receta për lëng pjeshke
përbërësit:
5 kg pjeshkë
1.5 kg sheqer
12 litra ujë
4 lugë me lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht, qëroni dhe hiqni gurët nga frutat. Më pas përzieni frutat në blender duke shtuar ujë sipas nevojës.
Pasi ta keni bërë këtë hidheni në tenxheren në të cilën do të gatuani lëngun, por sigurohuni që të jetë mjaft e madhe sepse duhet të mbajë 12 litra ujë plus fruta të bluara.
Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe ujin, më pas vendosini të ziejnë në zjarr të ulët. Që në momentin që lëngu vlon, duhet të ziejë për rreth 15 minuta.
Ndërsa lëngu është duke vluar, ju sterilizoni shishet në furrë, pastaj derdhni lëngun e përfunduar në shishet e nxehta. Mbyllni menjëherë dhe më pas mbështillini të gjitha në një batanije, në mënyrë që të ftohen gradualisht.
Kur lëngu të jetë ftohur plotësisht, ruajeni në një vend të ngrohtë dhe të errët.
Shurup pjeshke
Përbërësit:
5 kg pjeshkë
1.5 kg sheqer
2 deri në 3 lugë lëng limoni
½ qese me konservues
Përgatitja:
Pasti ti pastroni pjeshkët qëroni ato dhe grini në copa të imëta. Nësë janë mjaftueshëm të pjëkura ato do të lëshojnë një pjesë të lëngut të tyre, më pas shtoni 1 gotë ujë, rreth 100 gr sheqer dhe 1 lugë lëng limoni, më pas i mbulojmë me një leckë të pastër dhe i lëmë të qëndrojnë gjatë natës.
Të nesërmen, me ndihmën e një gaze shtrydhni lëngun me duar mbi një enë të pastër. Lëngut të përftuar i shtojmë edhe 1,4 kg sheqer dhe deri në dy lugë lëng limoni, dhe konservues, më pas e përziejmë për disa minuta dhe e lëmë të qëndrojë për disa orë, duke e përzier herë pas here, derisa të tretet i gjithë sheqeri.
Kur të jetë tretur i gjithë sheqeri, derdhni shurupin e pjeshkës në shishe të pastra, mbylleni dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët. Shurupi hollohet në raport 1:3 me ujë ose sipas shijes.
Kompot pjeshke
Përbërësit:
4 kg pjeshkë
1 kg sheqer kristal i bardhë
Përgatitja:
Grini pjeshkët e qëruara në pjesë të vogla dhe më pas renditini në kavanoza të sterilizuara.
Ndërkohe përgatisim sherbetin duke tretur sheqerin në 2 litra ujë dhe e lëmë të zieje derisa sheqeri të tretet plotësisht.
Sherbetin e hedhim sipër frutave. Mbyllni kavanozët në mënyrë hermetike.
Vendosni një leckë pambuku në fund të një tepsi më të madhe, më pas renditni kavanozët
Hidhni ujë deri në majët e kavanozit dhe vendoseni në zjarr të ulët që të vlojë ngadalë.
Që procesi i pasterizimit të jetë i suksesshëm, është e nevojshme që uji të zihet për 15-20 minuta, në zjarr të ulët.
Pas kësaj, hiqni menjëherë kavanozët, në mënyrë që kompoti i pjeshkës të mos ndryshojë ngjyrë dhe lërini të ftohen natyrshëm. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht, ruajini në një vend të errët dhe të freskët./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”