Porosi për nënat që presin fëmijën e tyre të dytë

Foshnja e dytë mund të jetë krejtësisht ndryshe nga e para qoftë gjumi, zakonet e të ngrënit apo sjellja e përgjithshme, përpiquni të mos mendoni se si do të jetë fëmija i dytë dhe se do të silleni me të si me fëmijën tuaj të parë. Ajo që keni bërë për fëmijën e parë mund të mos funksionojë tek fëmija juaj i dytë.

Do t’ju duhet të përshtateni pak më shumë dhe të jeni më fleksibël

Ju tashmë keni qenë një nënë për disa vite dhe ju gëzoni një përvojë të caktuar, por duke u bërë nënë për herë të dytë në një farë mënyre ju bën një nënë tjetër. Mënyra se si secili nga fëmijët tuaj ka nevojë për ju është krejtësisht unike për shkak të personalitetit të tyre. Ju duhet të bëheni një nënë që i përgjigjet secilit prej fëmijëve tuaj sipas kërkesave të tyre të ndryshme.

 

Do të bësh më pak gjumë

Nuk dua të të frikësoj, por do të kesh më pak kohë për gjumë, sepse fëmijët tuaj tani më një i rritur dhe një foshnje nuk do ta ken orarin e njejtë të gjumit.

 

Fëmija juaj i parë mund t’i shtoj kërkesat e tij

Do t’i ndieni më tepër emocionet e shfaqura të fëmijës së parë dhe kjo gjë është e pritshme dhe e natyrshme sepse mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me antarin e ri të familjes, me iden se tani ka një vëlla apo motër.

Për fat të mirë, ju mund ta përqafoni atë edhe ndërsa ushqeni foshnjën. Ju mund ta bëni atë të ndihet i vlefshëm dhe se dashuria dhe kujdesi juaj ndaj tij nuk ka ndryshuar.

 

Ju do të kërkoni ndihmë

Dhe më beso nuk është problem të kërkosh ndihmë, ti duhet të kërsho ndihmën e të afërmëve. Jeni mësuar të mos e bëni këtë sepse mendonit se mund t’i dilni mbanë, por tani jeni nënë e dy fëmijëve do t’ju duhet shpesh pushimi qoftë edhe gjysmë ore kafe pauz – kjo është krejtësisht në rregull dhe tejet e nevojshme.

 

 Do të përmbusheni kur të shihni se sa shumë e duan njëri-tjetrin

Kjo ishte surpriza ime më e madhe dhe më e këndshme që kur u bëra nënë për herë të dytë. Nuk e prisja të isha aq me fat që kisha fëmijë që e duan aq shumë njëri-tjetrin. Sigurisht që ndonjëherë mund të ken mospajtime mes vete, por shumicën e kohës, fëmijët tuaj do ta duan njëri-tjetrin dhe do të jenë emocionalisht të lidhur e që padyshim një raport i tillë mes fëmijëve e gëzon çdo prindë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts