Problemet e zërit, shpjegim nga Logopedi

Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj

Problemet e zërit, janë pjesë e profesionit të Logopedisë. Dhe si jo rrallëherë, njerëzit kanë shumë ankesa, frustrime, vështirësi në jetën e tyre personale dhe profesionale sa i përket këtij aspekti. Kjo rëndomë ndodhë te njerëzit që janë profesionistë vokal, e të tillë mund të jenë të drejtimeve të ndryshme profesionale, si:

  1. Ligjërues të profileve të ndryshme
  2. Mësimdhënës
  3. Këngëtarë
  4. Muezin (Etj.)

Mirëpo, me raste edhe nënat në amvisëri.

Problemet e zërit janë të atilla që zhvillohen gradualisht, dhe që zakonisht pasojat shfaqen pas disa viteshm. Dhe kjo medoemos do të reflektojë negativisht te individi, si në aspektin shëndetsorë, profesional, personal, social dhe disa aspekte tjera qenësore.

Si rekomandim i përgjithshëm, për njerëz të këtyre drejtimeve profesionale, është që të bëjnë vizita të herë pas hershme te Logopedi, kjo për arsye se parandalimi, apo zbutja e problemit, gjithmonë konsiderohen hapa më të mirë se tretmani/shërimi. Mirëpo, asnjëherë nuk është vonë edhe te individët të cilët kanë arritur në atë stad./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts