“PSE NUK KE ENDE FËMIJË?”

NDALONI ti bëni një gruaje këto pyetje

“PSE NUK KE ENDE FËMIJË?” ose “KUR DO TA BËSH TJETRIN?”

*Ajo ndoshta është duke përdorur barna për shtatëzani për muaj apo vite.

*Ajo ndoshta ka pasur një apo më shumë aborte spontane pas të cilave nuk e ka rimarrë veten kurrë.

*Ndoshta ajo bën çdo muaj test shtatzënie, i cili vazhdimisht i del negativ.

*Ajo ndoshta ka pasur ose ka një problem shëndetësor që e pengon të ngelet shtatëzanë.

*Ndoshta ajo ka bërë 1, 3 ose më shumë IVF dhe ka dështuar.

*Ndoshta edhe vetë nuk do apo nuk është e gatshme të bëhet nënë.

* Ndoshta ka ndonjë plan për të cilin nuk do të dijë askush.

Pra, thjesht .. NDALO!

Sepse, për dikë, kjo është një temë e dhimbshme apo e ndjeshme për të cilën nuk flet as me veten e tij. Madje është çështje personale nga e cila ne nuk kemi asnjë dobi apo dëm edhe sikur të dinim arsyen. Është plotësisht personale dhe mos insistoni ta dini me patjetër. Sidoqoftë shtatëzania për pak muaj edhe mund të duket dhe do ta merrni vesh pa ju thënë fare.

Nëse nuk keni diçka më të zgjuar për të pyetur, mund të bëni muhabet rreth motit./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts