Pyetje:
Përshëndetje!
Djali jonë është 7 vjeç e gjysëm dhe vijon mësimin në klasën e dytë, luan dhe mëson bashkë me shokët e klasës dhe mësuesja nuk ka ndonjë ankesë, ka qenë te pediatri për kontrolla të rregullta dhe na ka thënë se është gjithçka në rregull si me ushqimin dhe gjumin që bënë e poashtu edhe në aspektet e tjera, mirëpo problemi është se i kemi lexuar disa nga shenjat e Autizmit dhe jemi pak të shqetësuar në këtë drejtim, kjo për arsye se nganjëherë nuk e kthenë kokën kur e thërrasim në emër, ndonjëherë është shumë aktiv dhe i pëlqen të luajë me vëllaun e madh, ndonjëherë edhe të shikojë një film me neve, më intereson një mendim i juaji ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Autizmi është një çështje ndoshta edhe shumë e diskutar, në këtë drejtim ka ndikuar promovimi i shumtë që i është bërë si ç’rregullim, kjo nga njëra anë i ka bërë njerëzit më të vetëdijësuar, mirëpo nga ana tjetër në disa raste edhe të shqetësuar më shumë se që duhet.
Duhet ta dijmë se Autizmi si problem shëndetsorë nuk është sëmundje por është Ç’rregullim, është ç’rregullim që karakterizohet me disa simptoma të veqanta që i përkasin 3 – 4 aspekteve zhvillimore kyqe të një fëmije. Ndërsa si diagnozë vendoset nga një ekip multidiciplinar me profesionistë të ndryshëm.
Ajo çka një Logoped mund të thotë është se ka parë ose jo shenja të Autizmit, ndërkaq edhe nëse ka parë, për tu vendosur si diagnozë kjo çështje duhet të shkojë edhe në nivelet dhe drejtimet tjera shëndetsore siç është Pediatri, Neurologu, Psikologu, etj.
Gjithmonë është e nevojshme që profesionisti ta sheh vet fëmijën që të jepë një vlerësim, mirëpo në bazë të përshkrimit nuk duket të ketë shenja të Autizmit, për arsye se fëmija jepë shenja sociale siç ishte dëshira për të luajtur me vëllaun, me shokët e klasës, apo edhe të shikojë një film me prindërit, pastaj edhe nëse një fëmijë ndanë interesat me të tjerët siç janë lodrat apo filmat e animuar tregon një gjendje normale në këtë aspekt, pastaj edhe nëse e mbanë kontaktin direkt sy më sy me të tjerët edhe kjo është një tregues se fëmija ka një gjendje normale sa i përket këtij aspekti, mirëpo siç e cekëm gjithmonë është e nevojshme që profesionisti ta sheh vet fëmijën, andaj për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”