Në cilën moshë duhet të dërgohet fëmija te Logopedi?

Pyetja:

Përshëndetje!

Vajza ime është 22 muajshe, ushqimin, nevojën dhe gjumin i bënë pa ndonjë problem. Lindja poashtu ka qenë normale, ka filluar në moshën 12 muajshe të thotë Mami, Babi, mirëpo tani ka vështirësi me tingujt B, P dhe M, tingullin B nuk e thotë por thotë vetëm “ota” në vend të “bota”, ndonjëherë e zëvendëson me tingullin P, ndërkaq tingullin M e zëvendëson me N, a është kjo e zakonshme për moshën që ka.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Në bazë të përshkrimit duket se ka një zhvillim të zakonshëm, poashtu fjalën e parë “Mami, Babi” e ka filluar përafërsisht me kohë, ngase nga 10 – 12 muaj duhet të fillojë fjala e parë e fëmijës. Sa i përket tingujve b, p, m duhet që në periudhën 18 – 24 muajshe të thuhen korrekt. Tinguj të ndryshëm kërkojnë shkallë të ndryshme moshore të zotërimit për të folur siç duhet. Kjo është arsyeja pse tingujt (shkronjat) shërbejnë si gurë themeltar në zhvillimin e fjalës së fëmisë tuaj. Tingujt e mësipërm mund të jenë të vështirë në fillim por fëmijët duhet që deri në 24 muaj ti zotërojnë siç duhet në fjalë, andaj për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts