Çfarë duhet të kemi parasysh në rritjen dhe edukimin e vajzave?

Është e vështirë të rritësh vajza. Bota është plot me pritshmëri të vjetruara për vajzat, mesazhe kulturore të fokusuara thellësisht në formën e trupit të tyre dhe vlerën e pamjes së tyre si një koment për vlerën e tyre të përgjithshme. Nuk është detyrë e lehtë t’i udhëzosh ato në vetëvlerësimin e tyre. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, prindërit me qëllime të mira shpesh përdorin fraza të zakonshme në përpjekje për të shpjeguar sjelljen e keqe ose për të ngritur vetëbesimin tek vajzat e tyre.

Këto fraza në fakt mund të japin një kontraefekt në edukimin e tyre thotë terapistia Dr. Laura Froyen.

 

“Ai po ju shqetëson sepse ju do”

 Sipas Froyen, ky është një nga mesazhet më të dëmshme që prindërit mund t’u thonë vajzave të tyre. Vajzat duhet të dinë se nëse janë të dashura, ato duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

 

“Bëhu e sjellshme”

Kjo këshillë nuk është pa vend por cili është qëllimi i kësaj këshille?

“Kështu e mësoni një vajzë të vogël të vendosë ndjenjat, dëshirat dhe nevojat e saj të fundit”, thotë Froyen. “Mbjellim bindje se ato nuk duhet të luftojnë për veten e tyre, nuk duhet të kërkojnë atë që duan, sepse ne i kemi mësuar të jenë të sjellshme që në moshë të vogël.

Kjo nuk do të thotë që fëmijët nuk duhet të kenë sjellje të mira. Për shembull, t’i detyrosh ato të jenë të sjellshme edhe atëher kur dikush do t’i merrte lodrën e saj të preferuar vetem të mos krijoj konflikt pavarsisht se si ndihet ajo. “Lërini të jenë më të vetëdijshme për atë që po ndodh rreth tyre, dhe të zhvillojnë mekanizmin mbrojtës në vend që të kenë këtë udhëzim të përgjithshëm që duhet të jetë e sjellshme.”

 

“Burrat janë burra”

 Kjo frazë  është e dëmshme për disa arsye. Por, kur vajzat e dëgjojnë këtë, mund t’i bëjë të ndihen shumë të pafuqishme për të bërë çdo lloj ndryshimi ose për të vendosur kufij.

 

“Dukesh aq e dobët!”

 Komentimi mbi fizikun e saj në çfardo konteksti, negativ apo pozitiv, është përfundimisht i dëmshëm për fëmijët.

Ka potencialin të jetë shkatërrues për imazhin e trupit të një fëmije, veçanërisht për vajzat,” thotë Froyen. Cila është alternativa më e mirë? “Nëse jemi jashtë dhe njerëzit i thonë vajzës sime se është e bukur, unë them Po, dhe ajo është e fortë dhe i pëlqen të flasë për zanat.” “Ka të bëjë me tërheqjen e vëmendjes ndaj asaj që duhet të jetë vërtet e rëndësishme.

 

“Ti je e Bukur!”

 “Shumë prindër e thonë këtë sepse duan të rrisin vetëvlerësimin e fëmijës së tyre”, thotë Froyen. – Por hulumtimet tregojnë se ky kompliment shkon shumë më tej. Ato do të krijojnë mendimin se pamja dhe bukuria janë më të rëndësishmet dhe se gjithçka vlerësohet sipas kësaj. Prindërit duhet të jenë nga të paktët që do të komentojnë pamjen e saj, por duhet t’ua bëjnë të qartë se pamja nuk ka lidhje me vlerën e saj si person. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts