9 gjërat që çdo nënë duhet t’i mësojë vajzës së saj

Ndërsa vajza juaj rritet, edhe para se të arrijë adoleshencën, do të vini re se ajo është e interesuar për të njohur trupin e saj dhe ndryshimet që pëson trupi gjatë rritjes. Kjo është krejtësisht normale. Inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë pyetje dhe nxitni kuriozitetin, në mënyrë që të keni biseda të hapura dhe të sinqerta me të.

 

“Gjëja më e rëndësishme është koha që kaloni së bashku dhe një komunikimit të hapur. Hulumtimet tregojnë se koha e frytshme e kaluar së bashku reduktojnë sjelljet e rrezikshme në adoleshencë.

Mund t’ju duket se vajza juaj është ende e vogël, por përgjigjet që nuk i merr nga ju, do t’i gjejë diku tjetër. Ju mund t’i ofroni asaj fakte, por edhe ta ndihmoni të mësojë vlerat familjare dhe të krijojë këndvështrimin e saj për jetën.

Shumë prindër nuk dinë nga të fillojnë, për çfarë të flasin dhe si t’i shpjegojnë temat e ndjeshme. Prindërve mund t’u mungojnë informacionet dhe mund të jenë të pasigurt se si t’i shpjegojnë detajet.

 

Si ta mësoni vajzën tuaj të ndihet mirë me trupin e saj:

1.Trupi i secilit ka një formë dhe madhësi të ndryshme

Në vend që të flisni për pamjen dhe peshën e saj fizike, fokusohuni te shëndeti i saj. Ajo do të ekspozohet mjaftueshëm ndaj kritikave dhe qëndrimeve joreale që vijnë nga rrethi. Nëse jeni të fiksuar pas trupit tuaj ose të saj, fëmija juaj do ta marrë atë dhe do të zhvillojë të njëjtin obsesion. Inkurajoni dhe mbështesni qëndrimet e saj pozitive dhe gjërat që nuk kanë të bëjnë me trupin e saj.

 

2. Bëhuni aktiv dhe provoni gjëra të reja

Kjo nuk do të thotë se duhet ta detyroni fëmijën tuaj të bëjë diçka. Trupi mund të bëjë gjëra të mrekullueshme: të qeshë, të luajë ndonjë sport, të kërcejë, të mendojë, të studiojë dhe gjëra tjera të dobishme që do e i bëjnë dobi përgjatë jetës. Në vend që të flisni për peshën, inkurajoni atë të jetë aktive dhe të shihni se si ndihet për atë që po bën.

 

3. Kujdesi për veten

“Të vendosni zakone të shëndetshme të të ngrënit, të jeni aktiv dhe të flini mjaftueshëm. Inkurajoni vajzën tuaj të ushqehet shëndetshëm, gjithashtu flisni për rëndësin e higjienës personale.

 

4. Mësoni se si funksionon trupi

“Trupi është i bukur, por gjithashtu lëshon tinguj dhe aroma të caktuara. Mësoni vajzën tuaj për të gjitha pjesët e trupit dhe si funksionojnë ato; vaginën, gjoksin dhe fshikëzën. Kjo do ta ndihmojë atë të ndihet rehat dhe e sigurt në trupin e saj. Mund të flisni në terma të përgjithshëm, por është e rëndësishme të përdorni fjalët e duhura”.

 

5. Ndryshimet dhe adoleshenca

Përgatitni vajzën tuaj për ndryshimet që e presin gjatë adoleshencës. Ndihmoni vajzën tuaj në përshtatjen sa më të lehtë me ndryshimin e trupit te saj. Nëse i kuptojnë ndryshimet nëpër të cilat po kalon trupi i tyre, nuk do të ndihen të turpëruar.

 

6. Seksi dhe seksualiteti

Mësoni vajzën tuaj të respektojë veten dhe trupin e saj, flisni për seksin në kontekstin e dashurisë dhe një marrëdhënie të shëndetshme. Në vend që të përqendroheni në vetë aktin e seksit, ju mund të vendosni një bazë të shëndetshme që ajo të ketë një marrëdhënie të mirë me trupin e saj dhe të ndajë intimitetin me dikë që do ta respektojë dhe do ta dojë.

 

7. Privatësia në jetën reale dhe asaj virtuale

Duke respektuar privatësinë e vajzës suaj, duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që po ndodh me të dhe në jetën e saj.

Në termat që ajo kupton, mësojini asaj se çfarë do të thotë të sillesh me përgjegjësi në rrjetet sociale: që informacionet dhe fotot që ajo poston për veten e saj janë të disponueshme për këdo në çdo kohë. Bashkohuni me të në rrjetet sociale, që të dini se me kë komunikon dhe çfarë poston.

 

8. Kujdesi dhe mbrojtja e vetes

Mësojini vajzës tuaj se si mund të marrë ndihmë nga të rriturit nëse ndihet e pasigurt.

Për shembull, ajo duhet të tregojë nëse përjeton abuzim, ajo duhet të dijë se mund të thotë “JO” kur cënohet identiteti i saj.

 

9. Respekti ndaj vetes si dhe respekti ndaj të tjerëve

Fëmija juaj duhet të ndihet mirë në trupin e tij, por edhe të shohë bukurinë e brendshme dhe të pranojë veçantinë e njerëzve të tjerë. “Në thelb, ndihmoni vajzën tuaj t’i trajtojë të tjerët ashtu siç e trajton veten”. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts