Pyetje:
Përshëndetje!
Djali im është 13 vjeç, është në klasën e 8-të, mësimin e vijon normalisht si gjithë të tjerët, e dërgojmë edhe në kurs të gjuhës Angleze, aspektet e përditshmërisë i ka shumë në rregull, mirëpo ka një problem, Mësuesja thotë se në shkollë nuk flet as edhe një fjalë të vetme, qoftë për mësim, apo edhe në lojë ose shaka me shokët e tij, është tërësisht i heshtur, poashtu në kursin e gjuhës Angleze mësuesi i tij thotë të njëjtën gjë për të, se nuk flet dhe as përgjigjet kur e pyesim për ndonjë gjë që e kemi mësuar, kurse në shtëpi flet me neve për çështje të ndryshme dhe pa asnjë problem, më intereson një mendim i juaji ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
E folura dhe komunikimi janë aspekte që varen nga një proces shumë kompleks, ku aty ka shumë faktorë të cilët duhet të harmonizohen në mes vete për tu realizuar si duhet ky aspekt, kështu që edhe problemet apo ç’rregullimet që e prekin aspektin e komunikimit janë të llojeve të ndryshme, në këtë rast është faktori ambiental, i cili tek e folura e individit ka bërë dallime, nëse anashkalohen nga ana e Prindit këto dallime me kohën mund të zgjerohen dhe të marrin përmasa që lidhen edhe me aspektet e tjera me jetën dhe përditshmërinë e tij kur ai të jetë një person i rritur, prandaj rekomandohet sa më parë një konsultë te Logopedi, që ta shohim rastin dhe të vendosim për një plan të punës se si do të vijojë terapia.
Arjon Podrimaj – Logoped. /natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”