Rastet tek personat që në punën apo profesionin e tyre ju duhet ta përdorin shumë zërin, për disa vite me radhë, një mendim nga Logopedi?

Pyetje:

Përshëndetje!

Unë jam mësimdhënëse që prej 20 vitesh, burri im poashtu është ligjërues në një fakultet për po aq kohë dhe kemi shumë problem me zërin tonë, ndonjëherë na merret goja kur jemi para nxënësve dhe studentëve, sikur që kur jemi para mysafirëve apo të afërmve, kjo situatë na pengon shumë në përditshmëri, më intereson një mendim nga ana juaj ?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Problemet e zërit sigurisht që janë pjesë e profesionit të Logopedisë. Dhe si jo rrallëherë njerëzit kanë shumë ankesa, frustrime, vështirësi në jetën e tyre personale dhe profesionale sa i përket këtij aspekti. Kjo rëndomë ndodhë tek njerëzit që janë Profesionistë Vokal, e të tillë mund të jenë të drejtimeve të ndryshme profesionale, si : ligjërues të profileve të ndryshme, mësimdhënës, këngëtarë, muezin, etj. Mirëpo, me raste edhe nënat në amvisëri. Problemet e zërit janë të atilla që zhvillohen gradualisht dhe që zakonisht pasojat shfaqen pas disa vitesh dhe kjo medoemos do të reflektojë negativisht tek individi, si në aspektin shëndetsorë, profesional, personal, social dhe disa aspekte tjera qenësore. Si rekomandim i përgjithshëm për këto kategori të drejtimeve profesionale është që të bëjnë kontrolla të herë pas hershme te Logopedi, kjo për arsye se parandalimi gjithmonë është më i mirë se shërimi. Mirëpo, asnjëherë nuk është vonë edhe tek individët të cilët kanë arritur në atë stad, andaj për këtë ju rekomandojmë një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts