Receta ideale në luftë me koronavirusin

Shkruan: Dr Ismail Lutolli,

Specialist pediatër, Subspecialist Dietolog – Nutricionist, Subspecialist Hematolog Onkolog

 

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi duke marrë me vete shumë viktima.

 

Me të drejtë lind pyetja:

 

– A ka ndonjë recetë në luftë ndaj Coronavirusit?

 

Përgjigja është PO, pa asnjë dyshim që po. Në vazhdim do të sjellim një recetë ideale për këtë çështje, recetë e cila ndikon direkt në ngritjen e imunitetit dhe përballim më efikas të infeksionit virusal të quajtur “Corona Virus”, recetë që mund të përdoret nga të gjitha moshat.

 

 

Një sistem i ngritur imunitar na siguron një mbrojtje të fortë natyrale nga coronavirusi, mjaft aktual dhe është çelësi i suksesit në betejë me këtë infeksion. Krijimi i një ambienti alkalin në organizëm luan nje rol shumë të rëndësishëm në tërë këtë proces. Një dietë alkaline e plotësuar me tërë nutrientët e nevojshëm, është mjaft e dobishme për të ngritur dhe mbajtur sistemin imun në gjendje të mirë dhe për të luftuar sëmundjen coronavirus.

 

Përgatiteni recetën në vazhdim pa humbur kohë dhe shendeti i juaj e familjeve tuaja do jetë më i mbrojtur e do të ketë aftësinë të përballet suksesshëm me coronavirusin.

https://www.familjadheshendeti.com/wp-content/uploads/2020/03/90553400_257141378628026_8795976246342189056_n.jpg

 

Receta çudibërëse në luftë ndaj Coronavirusit?

 

Përbërsit:

 

– 200g arra

– 200g rrush të thatë

– 200g kumbullat e thata

– 100g bajame

– 1 hudhër ose 6 thelpinjë

– 5 limonë

– 1 karrotë

– 3 lugë të vogla fara chia

– 3 lugë fara liri të bluara

– 20g pluhur xhenxhefil

– 400g mjaltë

– 1l ujë (nga zierja e hudhrave dhe limonit)

 

https://www.familjadheshendeti.com/wp-content/uploads/2020/03/90715223_232214604635779_691308315237416960_n.jpg

 

Përgaditja:

 

1. Qëroni thelpinjtë e hudhrave  me kujdes dhe thërmoni me blender ose shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

 

2. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prejini në copëza të vogla. Prerja bëhet së bashku me lëvore si dhe vendosni në një tenxhere me 1 litër ujë.

 

3. Shtoni thelpinjtë e shtypur dhe vendosini të gjitha në zjarr mesatar të ziejnë për 15-20 minuta.

 

4. Më pas, kullojeni lëngun dhe ndajeni në një enë të veçantë të ftohet.

 

5. Në anën tjetër, në blender i vendosni për bluarje arrat, rrushin, kumbullat e thata si dhe bajamet.

 

6. Shtoni 1litër ujë të nxjerrë më parë nga hudhra dhe limoni (uji është ftohur).

 

7. I shtoni 3 lugë fara chia, 3 lugë fara liri si dhe 20g pluhur xhenxhefil dhe vazhdoni përzierjen.

 

8. Së fundi, mjalti 400 gr duhet shtuar dhe përzier përsëri edhe 3 min.

 

10. Transferoni përzierjen në një kavanoz dhe ftoheni.

 

11. Pas përgaditjes le të qëndrojë në një vend të errët për 8 orë dhe pastaj e vendosni në frigorifer dhe vazhdoni përdorimin.

 

12. Përgaditja duhet të ruhet në frigorifer gjatë tërë kohës.

 

https://www.familjadheshendeti.com/wp-content/uploads/2020/03/90527662_3093623887338841_49757617030955008_n.jpg

 

Përdorimi:

 

Të njejtën përgatitje mund ta përdorni familjarisht, dallon vetëm sasia e përdorur.

Për fëmijët 1.5 -2 vjeç që i kanë përdorur edhe më herët këto produkte:

1 lugë të vogël 3 herë në ditë për 10 ditë.

Për fëmijët mbi 3 vjet – 1 lugë mesatare 3 herë në ditë per 10 ditë.

Për të rriturit: 1 lugë gjelle 3 herë në ditë, për 10 ditë.

 

Pas 10 dite mund të bëni pauzë për 3 ditë dhe pastaj e filloni prapë për 10 ditë tjera. Përmbajtja tërë kohën ruhet në frigorifer.

 

https://www.familjadheshendeti.com/wp-content/uploads/2020/03/90474936_1524078691090559_293662676557496320_n.jpg

 

 

Vlerat shëndetësore:

 

• Arrat

 

Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave (vitaminës B6, vit E), antioksidantëve, një sasi të lartë të shumë folate dhe thiamine, mangan, magnez, fosfor dhe hekur, si dhe janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, Omega 6 proteina dhe fibra. Ato ndikojnë në një sërë procesesh metabolike në organizëm, në traktin tretës si dhe forcon mjaftueshëm imunitetin në organizëm.

 

• Rrushi i thatë

 

Është i pazëvendësueshëm për prezencën e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve, si fosfori seleniumi, të cilët bëjnë të mundur thithjen e materieve të tjera dhe proteinave në trup.

 

• Kumbullat e thara

 

Janë të pasura me antioksidues, minerale dhe vitamina dhe e tërë kjo ndikon direkt ne imunitetin e organizmit.

 

• Bajamet

 

Janë burime të pasura me vitamina, minerale (mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen), acide yndyrore. Janë burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6, acid folik, vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm.

 

• Hudhra

 

Njihet për vetitë antibakteriale, antioksiduese dhe ndikuese direkte ne rritjen e imunitetit. Mes tjerash përmban edhe kalcium, fosfor, selen dhe një sasi të madhe me vitamina B dhe C dhe proteina. Ka shumë që e quajnë edhe antibiotik natyral për efektin shumë të shprehur ndaj infeksioneve bakteriale në organizëm, posaqërisht në kombinim me mjaltën. Poashtu, ka ndikim edhe në detoksimin dhe pastrimin e gjakut.

 

•Limoni

 

Ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lartë e vitaminës C, duke lujtur kështu nje rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte gjithashtu ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes, e cila ndikon në përmirësimin e shpejtë të proceseve inflamatore dhe shërimin e shpejtë nga problemet e traktit respirator.(Rrugët e frymëmarrjes janë ndër organet më të rrezikuara ne rastin e infeksionit nga Coronavirus).

 

• Farat Chia

 

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.

 

•Farat e Lirit

 

Konsumi rregullisht i farave ndihmon për të mbështetur funksionin më të mirë të sistemit imunitar. Fara është e pasur me hekur që ndihmon me transportin e oksigjenit në të gjithë trupin dhe ndikon direkt ne rritjen e imunitetit. Oksigjeni është gjithashtu thelbësor për mirëmbajtjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit tuaj të fortë dhe të shëndetshëm. Së bashku, acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e qelizave të bardha të gjakut në mënyrë që ata të luftojnë sëmundjet bakteriale dhe virusale.

 

• Xhenxhefili

 

Mjaft e pasur si ushqim me përmbajtje të lartë me antioksidantë dhe prezencë multivitaminoze. Xhenxhefili do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin. Pastron organizmin nga toksinat dhe merr pjesë në përmirësimin e proceseve inflamatore duke ndikuar kështu direkt në ngritje të imunitetit.

 

• Mjalti

 

Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj, që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj, duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts