Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped
Këshillat që i japim për çdo moshë dhe lloj të problemit, janë sa praktike aq edhe dobiprurëse, për arsye se ju mundëson prindërve të njohin dhe të dijnë më mirë për gjendjen e fëmijës së tyre, mënyrën se si të qasen me ta, dhe gjithashtu edhe kohën më të duhur për ta dërguar te Logopedi.
Por, këto këshilla nuk e zëvendësojnë asnjëherë punën që bëhet në mejdanin Profesional të Logopedisë.
Andaj, për këtë kemi dy rekomandime:
E para është rekomandimi Profesional që ne e quajmë Rehabilitimi i Hershëm, e që nënkupton rreth moshës 2 vjeçe, dhe para moshës 5 vjeçe (rreth 4 vjeç e gjysëm) fëmija të dërgohet te Logopedi. Edhe nëse prindërit mendojnë se nuk vërejnë ndonjë gjë për tu shqetësuar te ai/ajo, kjo për arsye se këto dy mosha janë shumë të rëndësishme në aspektin Logopedik dhe një Profesionist kuptohet se mund të vërejë ndonjë gjë te fëmija, që prindi nuk e vërenë dhe ndërhyrja Logopedike do të jetë më efikase në këto mosha se të lihet më vonë.
E dyta, nëse mendoni se vëreni disa shenja te fëmija juaj nga ato që i kemi shpjeguar në aspektin Profesional, nuk duhet të ndërmerrni asnjë hap pa u konsultuar me një Profesionist Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”