Kur bëhet fjalë për heqjen e qimeve, shumica nga ne janë skeptic; me të vërtetë rruajtja e qimeve përshpejton rritjen e tyre?
Në vazhdim do të mundohemi të sjellim të vërtetën dhe faktet shkencore.
Sa është e sigurt rruajtja e qimeve?
A shkakton irritim dhe trashje të lëkurës?
A ndikon në rritjen më të shpejtë të tyre?
Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshta që dëgjojmë.
Rruajtja është zgjedhja e parë për shumicën e njerëzve kur bëhet fjalë për heqjen e qimeve, sepse është një nga metodat më të thjeshta, pa dhimbje dhe mjaft e përballueshme për sa i përket kostos. Megjithatë, disa gra e shmangin këtë metodë të heqjes së qimeve për shkak të miteve të shumta që ne besojmë.
Një nga të pavërtetat që shumica prej nesh besojnë është se rruajtja shkakton hiperpigmentim. Por kjo e vërtet nuk qendron. Ngjyra më e errët e lëkurës në zonat që rruajmë shkaktohet nga acarimi i shkaktuar nga metoda agresive e heqjes së qimeve.
Si ta shmangni këtë problem?
- Para rruajtjes, bëni një dush të ngrohtë për të relaksuar lëkurën.
- Bëjeni një peeling në zonën që rruheni për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës.
- Aplikoni gjithmonë një shtresë të trashë shkume ose sapuni para rruajtjes
- Hiqni qimet në drejtim të rritjes së tyre për të minimizuar irritimin.
- Mos harroni të ushqeni lëkurën pas rruajtjes me një losion ose krem ushqyes.
- Mos përdorni preparate me përmbajtje alkooli ose parfumi.
- Mos të rruheni më shumë se një herë në ditë.
- Ruajeni makinën e rrojës në një vend të pastër dhe të thatë për të parandaluar grumbullimin e baktereve.
A shkakton rritjen e qimeve rruajtja e tyre?
Sipas dermatologëve, struktura e qimeve përcaktohet nga fiziologjia dhe gjenetika jonë. Dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë, madje as rruajtja. Prandaj, kjo metodë e heqjes së qimeve nuk ndikon në rritjen më të shpejtë të tyre. Shkalla e rritjes së qimeve, ngjyra dhe trashësia ndikohen nga gjenet dhe jo nga rruajtja./natalmedia.com/
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”