Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute
Ruptura e tetivës së Akilit është këputje e tetivës së muskulit gastrocnemius dhe m. soleus, zakonisht 2-6 cm proksimalisht kapjes së tetivës për calcaneus.
Studimet e fundit tregojnë për një shpeshtësi të rasteve prej 40 raste në 100.000 persona. Më shumë paraqitet te meshkujt se te femrat. Shenjat e rupturës së tetivës së Akilit janë:
– Dhimbje në zonën e këputjes
– Humbje e funksionit, vështirësi në ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve
– Pamundësi për ngritje ne maje të gishtërinjëve etj.
Shkaktarë janë të ndryshëm:
Fleksioni plantar apo dorzal i papritur apo i sforcuar, trauma direkte apo tendinopatia për një kohë të gjatë, aktivizimi i menjëhershëm pas pasivitetit mund të jenë shkaktarë.
Personat me diabet dhe sëmundje reumatizmale mund të jenë të rrezikuar, për shkak të përdorimit për një kohë të gjatë të kortikosteroideve.
Pas diagnostikimit nga ana e mjekut, realizohet intervenimi kirurgjik.
Pas intervenimit kirurgjik, fizioterapia ka rol kyç në trajtimin dhe rrhabilitimin e kësaj patologjie dhe zakonisht fillohet 4-6 javë pas intervenimit kirurgjik
Trajtimi fizioterapeutik ka për qëllim:
Reduktimin e shenjave të inflamacionit dhe dhimbjes, stimulimin e regjenerimit të plagës pas intervenimot kirurgjik,nomalizimin e shkallës së lëvizshmërisë në nyje, zgjatjen e muskujve të shkurtuar dhe forcimimin e muskujve të kërcirit si dhe rikthimin në aktivitetet e përditshme jetësore si ecja , ngjitja apo zbritja e shkallëve etj/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”