Sa kalori mund të humb një nënë gjidhënëse? – Kjo është arsyeja e humbjes së shpejtë të peshës pas lindjes

Një nga avantazhet e rëndësishme të ushqyerjes me gji për nënën është edhe humbja e peshës, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim se 11 kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë mund të humbasin në gjashtë muajt e ardhshëm pas lindjes ekskluzivisht duke ushqyr foshnjën me gji!

Përveç përfitimeve të shumta për fëmijën, duke përfshirë një rrezik më të ulët të peshës së tepërt dhe aftësive më të mira njohëse, ushqyerja me gji ka përfitime të jashtëzakonshme për nënën.

 

Një nga përfitimet e rëndësishme të ushqyerjes me gji për nënën është humbja e peshës. Gjoksi i grave në fakt bëhet një fabrikë qumështi gjatë shtatzënisë, dhe ata fillojnë prodhimin e tyre 24 orë pas lindjes. 30 gram qumësht i nënës përmban mbi 20 kalori dhe një fëmijë që ushqehet vetëm me qumështin e nënës konsumon mesatarisht 700 gram qumësht në ditë gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.

Mesatarisht, kjo do të thotë që një nënë gjidhënëse djeg 500 kalori në ditë vetëm duke ushqyr foshnjën e saj me gji. Shoqata Amerikane e Shtatzënësisë vlerëson se nënat e reja djegin 425 deri në 700 kalori shtesë në ditë gjatë ushqyerjes me gji.

 

Humbje e shpejtë në peshë pas lindjes

Diegia shtesë e kalorive zakonisht çojnë në humbje të dukshme dhe të shpejtë të peshës në kombinim me një mënyrë jetese të shëndetshme. Një studim zbuloi se nënat e reja gjidhënëse humbën dy herë më shumë peshë në vitin e parë pas lindjes në krahasim me nënat që nuk janë gjidhënëse. Një tjetër studim i kohëve të fundit, në të cilin morën pjesë 30,000 gra, zbuloi se 11 kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë mund të humbasin në gjashtë muaj e parë pas lindjes, ekskluzivisht duke ushqyer me gji.

 

Megjithatë, nuk ka të bëjë vetëm me kaloritë dhe ushqyerjen me gji. Përveç djegies së kalorive, ushqyerja me gji gjithashtu mund të shtrëngojë pjesën abdominale falë oksitocinës, një hormon i çliruar gjatë ushqyerjes me gji. Oksitocina shkakton tkurrje të mitrës dhe është shumë e dobishme gjatë lindjes. Dhe pas lindjes, oksitocina e çliruar gjatë laktacionit ndihmon në tkurrjen e mitrës në madhësinë e saj para shtatzënisë../natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts