Pas çdo lindjeje, ka një periudhë rikuperimi gjashtëjavore, trupi duhet të kthehet në gjendjen e para shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, organet gjenitale kthehen në gjendjen e mëparshme, ka një rrjedhje nga mitra e cila pastron mitrën dhe lëngjet e tepërta nga trupi të grumbulluara gjatë shtatzënisë largohen. Gjatë kësaj periudhe, rekomandojmë patjetër shmangien e sforcimeve të rënda fizike, dhe shmangien e situatave që mund të shkaktojnë inflamacion të mitrës. Pas kësaj, kontrolli gjinekologjik është i detyrueshëm për të përcaktuar gjendjen e mitrës dhe vezoreve dhe nëse gjithçka është në rregull.
Nëse lindja ka qenë me prerje cezariane, ndoshta do t’ju duhet pak më shumë kohë për t’u rikuperuar, kështu që zakonisht ju rekomandojmë të bëni ushtrime dy muaj pas lindjes. Sigurisht, kjo është e gjitha individuale dhe varet nga gjendja fizike e gruas dhe ndjeshmëria e pjesës së poshtme të barkut. Nëse nuk keni ndonjë problem, filloni aktivitetet tuaja fizike ngadalë dhe përshtatni intensitetin e aktiviteteve fizik duke degjuar trupit tuaj./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”