Sa të rëndësishme janë hurmat në shtatzani?

Gjatë zhvillimit të fetusit në bark, shumica e grave shtatzëna konsumojn vitamina shtesë për të siguruar një sasi të mjaftueshme për atë proces. Acidi folik është veçanërisht i theksuar, jo vetëm në shtatzëni, por edhe në planifikimin e tij. Hurmat janë të shkëlqyera me acid folik, mungesa e të cilit mund të shkaktojë keqformime në zhvillimin e fëmijës që lidhen me sistemin nervor.

Ato janë të pasura edhe me vitaminën K.

Në lindje, foshnjat kanë një nivel të ulët të vitaminës K. Nëse nëna ka ngrënë hurma para lindjes, kjo do të rrisë nivelin e saj në gjakun e fëmijës gjatë ushqyerjes me gji.

Shumë gra shtatzëna zhvillojnë anemi gjatë shtatzënisë, dhe shumë gra hyjnë në shtatzëni me anemi. Për të ruajtur ose përmirësuar nivelet e hekurit, është mirë të hani hurma, pasi ato janë të pasura me hekur.

Ngërçet e muskujve dhe presioni i ulët i gjakut ndodhin shpesh gjatë shtatzënisë. Hurmat përmbajnë kalium, i cili rregullon sistemin e ujit dhe kripës në trup dhe mungesa e tij sjell edhe probleme me veshkat.

Një nga mineralet e rëndësishme që përmbajnë hurmat është magnezi, i cili lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e foshnjës, pra me dhëmbët dhe kockat e tij. Ato ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe niveleve të sheqerit në gjak./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts