Shenjat dhe simptomat më të zakonshme të Hernis Diskale

Nga: Jeta Kastrati – Fizioterapeute

Shtylla kurrizore përbëhet prej vertebrave të saj, midis të cilave ndodhen struktura të buta të quajtura disqe intervertebrale të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e shtyllës kurrizore dhe bëjnë amortizimin e goditjeve që ndodhin në boshtin kurrizor.

Hernia diskale zakonisht ndodh për shkak të degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore.

Lëvizjet e ndryshme gjatë aktiviteteve të përditshme jetësore, ngritja e ndonjë peshe apo edhe ndonjë lëndim, gjithashtu mund të jenë shkaktar që sjell deri te rrëshqitja e diskut. Pjesa më e madhe e rasteve të hernisë diskale konstatohen në pjesën lumbale (fundshpinë) edhe pse ka edhe raste që shfaqet në zonën cervikale (qafë).

Hernia diskale mund të bëjë shtypje në nerva, të cilët dalin nga shtylla kurrizore dhe shkaktojnë dhimbje të ndryshme.

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme janë:

  • Dhimbje të shpinës apo të qafës  
  • Kufizimi i lëvizshmërisë
  • Dhimbje në gjymtyrët e sipërme apo të poshtme, varësisht se ku ndodhet hernia diskale Mpirje
  • Dobësi muskulare në regjionin përkatës
  • Vështirësi në ecje dhe ulje nëse hernia ndodhet në regjionin lumbal etj. /natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts