Shkruan: Dr.IsmailLutolli
Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Bashkautore: Samire Ademi Lutolli
Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë
Shfrytëzimi i plazhit nga një grua shtatzënë mund të bëhet duke pasur parasysh këto kushte:
1. Ora 7 deri në 10 paradite dhe 17 deri në 19 pasdite. Shëtitje mund të bëhet edhe në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes.
2. Nuk preferohet përdorimi i baseneve dhe ambienteve në pishina të mbyllura për shkak të rrezikut nga infeksioni.
3. Mund të shfrytëzohet noti pa sforcim të theksuar dhe në vendet ku plazhi është mjaftueshëm i pastër.
4. Mund të përdorë kremra të prodhuar enkas për gra shtatzëna.
5. Duhet të marrë sasi të mjaftueshme të ujit, lëngjeve gjatë qëndrimit në plazh.
6. Nëse ka një shtatzëni me probleme apo rrezik dështimi, duhet evituar plazhin.
7. Ecja buzë detit në mëngjes dhe mbrëmje, përben anën shumë pozitive të plazhit.
8. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit duhet të jetë në orët e theksuara sipër e jo gjatë ditës.
Çdo qëndrim zgjatur në pjesën tjetër të ditës mund të sjell deri te komplikimet, ndër të tjera edhe te dehidrimi dhe humbja e elektroliteve, të cilat mund të rrezikojnë shtatzëninë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”