SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 32: MITET QË JU THONË TË TJERËT DHE TË VËRTETAT RRETH GJIDHËNIES

 

Shkaqet më të shpeshta që pengojnë vendosjen e gjidhënies janë procedurat dhe këshillat (e gabuara), stimulim jo të mjaftueshëm ose stimulim pamjaftueshëm të shpeshtë dhe zbrazje të pamjaftueshme të gjirit.

Kufizimi i kohëzgjatjes së ushqyerjes me gji, këmbëngulja për të ushqyer foshnjën me shtesa, dhënia “e vetëm pak shtese”, anashkalimi i ushqyerjes me gji natën, ndarja e nënës nga foshnja në maternitet “për t’i dhënë pak pushim mamit”, përdorimi i biberonit mashtrues, dhënia e çfarëdo lëngu me shishe janë të gjitha pengesa për vendosjen e mbarë të gjidhënies dhe për të pasur “qumësht të mjaftueshëm”.

 

 

@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:

Related posts